Migrantët: kush po e thotë të vërtetën – LSDM apo VMRO-DPMNE?

Në buxhet nuk ka para. Për herë të parë në histori, nesër më 15 dhjetor mbyllet Thesari, alarmon opozitarja LSDM. Sipas tyre, shteti po vonohet me të gjitha pagesat dhe The post Migrantët: kush po e thotë të vërtetën – LSDM apo VMRO-DPMNE? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 14, 2025 - 22:30
 0
Migrantët: kush po e thotë të vërtetën – LSDM apo VMRO-DPMNE?

Në buxhet nuk ka para. Për herë të parë në histori, nesër më 15 dhjetor mbyllet Thesari, alarmon opozitarja LSDM. Sipas tyre, shteti po vonohet me të gjitha pagesat dhe se nuk ka para për paga, pensione, ndihma sociale e as për kthimin e TVSH-së. Për këto arsye financiare pushteti bën marrëveshje të fshehta dhe pazare politike për pranimin e migrantëve nga Britania dhe po refuzon miratimin e Rezolutës për mospranimin e tyre, tha sekretari i përgjithshëm i socialdemokratëve.

“Por pushteti nuk kujdeset për qytetarët, kujdeset vetëm për veten. Për bizneset me tenderë të kurdisur, për krimin dhe për pompimin e parave nga buxheti, atyre u duhet dëshpërimisht para e freskët. Prandaj po e shesin Maqedoninë. Prandaj kanë pranuar migrantë në paketë me kredi prej 6 miliardë eurosh. Paralelisht, VMRO-DPMNE po zbaton një izolim të qëllimshëm dhe po e mban Maqedoninë jashtë BE-së”, tha Aleksandar Sasha Dimitrijeviq – Sekretar i Përgjithshëm i LSDM-së.

Këtyre akuzave iu përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski. Ai siguron se buxheti është likuid dhe se Thesari nuk do të mbyllet më 15 dhjetor, por është vendosur kjo datë si një afat kur të gjitha institucionet duhet të dorëzojnë kërkesat e tyre, shpenzimet dhe të gjitha mjetet që duhet të transferohen te kreditorët, megjithatë do të ketë tolerancë! Sa i përket çështjes së migrantëve, Mickoski ripërsëriti se kësaj Qeverie as nuk i shkon ndërmend të pranojë të tillë dhe kjo do të dëshmohet muajve në vijim.

“Prandaj them Prokuroria këtu patjetër të merret me këtë temë sepse në Kodin Penal kjo është një lloj dhune. Krijim i panikut, parehatisë te qytetarët, sepse nëse demantoni një herë, hy herë, tre herë dhe ju në vazhdimësi vazhdoni me këtë temë, atëherë ju keni qëllim, tendencë të krijoni pasiguri, panik, frikë te qytetarët dhe patjetër duhet të përgjigjeni penalisht për këtë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Çështja e migrantëve u bë temë diskutimi pas raportimeve më 5 dhjetor në disa media britanike, përfshirë Daily Mail, Times dhe Sun, të cilat njoftuan se Mbretëria e Bashkuar po bisedonte me Maqedoninë e Veriut për pranimin e migrantëve, të cilëve iu ishte refuzuar azili. Sipas këtyre artikujve, Londra do të kompensonte vendin për çdo migrant të pranuar dhe do të ofronte investime dhe mbështetje shtesë.

The post Migrantët: kush po e thotë të vërtetën – LSDM apo VMRO-DPMNE? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .