Milan synon Scudetton, Rosonerët transferojnë dy yje në merkaton e janarit

Milan ka gati dy super goditje për ta fituar Scudetton. Milani i Allegrit e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri duke regjistruar 4 fitore dhe vetëm një humbje. Skuadra e Allegrit aktualisht ka katër fitore rradhazi dhe po shfaq lojë bindëse në fushë. Rosonerët synojnë fitimin e Scudettos dhe në janar drejtuesit e kanë […]

shtator 26, 2025 - 23:00
 0
Milan synon Scudetton, Rosonerët transferojnë dy yje në merkaton e janarit

Milan ka gati dy super goditje për ta fituar Scudetton.

Milani i Allegrit e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri duke regjistruar 4 fitore dhe vetëm një humbje.

Skuadra e Allegrit aktualisht ka katër fitore rradhazi dhe po shfaq lojë bindëse në fushë.

Rosonerët synojnë fitimin e Scudettos dhe në janar drejtuesit e kanë gati dhuratën për Allegrin.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan në janar synon transferimin e dyshes Vlahovic-Chiesa.

Vlahovic ka realizuar 4 gola dhe 1 asist në 5 ndeshje të zhvilluara me Zonjën e Vjetër këtë sezon.

Sulmuesit serb i skadon kontrata në fund të sezonit dhe në janar Milan mund ta transferojë për vetëm 10 milionë euro.

Chiesa nuk bën pjesë në planet e Slot dhe Milan mund ta rikthejë italianin në Serie A për rreth 5 milionë euro.