Milanoviqi e quan çmenduri pretendimin e Vuçiqit se Kroacia, Shqipëria e Kosova po planifikojnë sulm ndaj Serbisë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i ka quajtur çmenduri pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “Kroacia, Shqipëria e Kosovës janë duke planifikuar ta sulmojnë Serbinë”. “Unë e kam paralajmëruar një herë, më parë, se memorandumi i Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës për bashkëpunim në fushën e ushtrisë, që e ka nënshkruar ministri, nuk është […] The post Milanoviqi e quan çmenduri pretendimin e Vuçiqit se Kroacia, Shqipëria e Kosova po planifikojnë sulm ndaj Serbisë appeared first on InfoShqip.com.

Mars 16, 2026 - 12:30
 0
Milanoviqi e quan çmenduri pretendimin e Vuçiqit se Kroacia, Shqipëria e Kosova po planifikojnë sulm ndaj Serbisë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i ka quajtur çmenduri pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “Kroacia, Shqipëria e Kosovës janë duke planifikuar ta sulmojnë Serbinë”.

“Unë e kam paralajmëruar një herë, më parë, se memorandumi i Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës për bashkëpunim në fushën e ushtrisë, që e ka nënshkruar ministri, nuk është kurrfarë aleance ushtarake. Ja ku është ai, para dy ditësh, duke folur për një plan të Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë për ta sulmuar Serbinë. Ky është një njeri mjaft interesant. Si ta sulmojmë? Me çfarë? Ne nuk kemi ushtri për këtë. Mund të më besosh mua në fjalë, në fund të fundit unë vendos për këtë. Kjo nuk është mirë të dëgjohet, përveç që është e çmendur”, tha Milanoviq, transmeton “Index.hr”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të enjten se Beogradi po monitoron nga afër bashkëpunimin ushtarak midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke pretenduar se Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm.

“Ata po presin një moment të favorshëm. Ne po përgatitemi për sulmin e tyre”, tha Vuçiç në një intervistë me Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, i ka konsideruar si “tezë plotësisht të sajuar dhe të fabrikuar” pretendimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç se aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci synon Serbinë.

“Ky lloj bashkëpunimi teknik në nivel të Ministrive të Mbrojtjes që ekziston ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është aspak i drejtuar kundër Serbisë, nëse e shikoni në substancë dhe në përmbajtje. Pra, kjo është një tezë plotësisht e sajuar dhe e fabrikuar, e cila ndoshta duhet në planin e brendshëm politik të mbështesë narrativën për një kërcënim të jashtëm ndaj Serbisë”, ka thënë Plenkoviç në një konferencë për media të shtunën. Plenkoviç theksoi se as Kroacisë, as Shqipërisë e as Kosovës nuk i shkon mendja për ta kërcënuar integritetin territorial të askujt.

Vuçiç iu referuan një deklarate trepalëshe mbi bashkëpunimin në mbrojtje të nënshkruar nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova në Tiranë më 18 mars 2025, që synonte forcimin e bashkëpunimit në siguri dhe ndërveprimit ushtarak./INA/

The post Milanoviqi e quan çmenduri pretendimin e Vuçiqit se Kroacia, Shqipëria e Kosova po planifikojnë sulm ndaj Serbisë appeared first on InfoShqip.com.