Pagesa prej 39 milionë denarësh për 663 prodhues të orizit në Maqedoninë e Veriut
Sot është realizuar pagesa e mjeteve financiare në vlerë totale prej 39.065.031 denarë për 663 prodhues të orizit në Maqedoninë e Veriut. Kjo pagesë ka të bëjë me mbështetje financiare The post Pagesa prej 39 milionë denarësh për 663 prodhues të orizit në Maqedoninë e Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Sot është realizuar pagesa e mjeteve financiare në vlerë totale prej 39.065.031 denarë për 663 prodhues të orizit në Maqedoninë e Veriut.
Kjo pagesë ka të bëjë me mbështetje financiare prej 6 denarësh për kilogram oriz të papërpunuar të dorëzuar në qendrat grumbulluese, për periudhën nga 1 mars deri më 30 shtator 2025. Me këtë pagesë përfshihen të gjithë prodhuesit e orizit nga korrja e kaluar.
Autoritetet shtetërore theksojnë se qëllimi është forcimi i prodhimit vendor dhe mbështetja e vazhdueshme e fermerëve, duke kontribuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë. Gazeta Flaka
The post Pagesa prej 39 milionë denarësh për 663 prodhues të orizit në Maqedoninë e Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .