Ministri Toshkovski konfirmoi se janë shkarkuar disa shefa, ndihmës shefa dhe komandantë policie
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ka marrë vendim për shkarkimin e shefave, ndihmësve dhe komandantëve në Shtip dhe Koçan për shkak të tragjedisë në diskotekën e Koçanit, raporton Portalb.mk. Lajmin e konfirmoi ministri Toshkovski në konferencën e sotme për media. “Për të siguruar një hetim plotësisht të pavarur dhe efikas është shkarkuar […]


Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ka marrë vendim për shkarkimin e shefave, ndihmësve dhe komandantëve në Shtip dhe Koçan për shkak të tragjedisë në diskotekën e Koçanit, raporton Portalb.mk.
Lajmin e konfirmoi ministri Toshkovski në konferencën e sotme për media.
“Për të siguruar një hetim plotësisht të pavarur dhe efikas është shkarkuar udhëheqësi i Sektorit të Punëve të Brendshme, Shtip, ndihmës shefi i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Shtipit, shef i Departamentit të Policisë, Shtip, shefi i Departamentit të Policisë Kriminale Shtip, udhëheqësi i Departamentit të Punëve të Brendshme Koçani, komandanti i Stacionit Policor të Juridiksionit të Përgjithshëm Koçan dhe udhëheqës i Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminale Koçan”, tha Toshkovski.
Ministri Toshkovski njoftoi se, deri më tani janë arrestuar 18 persona dhe në paraburgim janë 16 persona, nga të cilët i arrestuari i fundit është nënshkrues i një projekti bazë për lëshimin e një klubi kabare, një nga dokumentet që do të vihet në funksionim.
Në pyetjen se pse është i arrestuar ish drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, ministri Toshkovski me përgjigje:
“Ka dyshime të bazuar për paligjshmëri gjatë punës së një pjese të drejtorëve, të cilët, kanë pasur kompetenca ligjore, të ndërmarrin veprime të caktuara, për konstatim të gjendjes faktike lidhur me rrezikun nga zjarret”, tha ai.
Më herët nga Prokuroria njoftuan se është caktuar paraburgim për të gjithë 16 të dyshuarit dhe ka pasur bastisje në Komunën e Koçanit. Ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektesi, ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Goran Trajkovski përfunduan në Shutkë.
Në zjarrin e ndodhur më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka punonte me shumë shkelje dhe parregullsi: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.