RMV, interpelanca për ministrin Toshkovskin pritet të mbahet më 29 prill

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarët informoi se në seancën e ardhshme plenare, e cila duhet të mbahet më 29 prill pritet të vendoset interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, të parashtruar nga grupi i deputetëve të Të Majtës, raporton MIA. “Ende rrjedh afati për Rregulloren ku […]

Prill 25, 2025 - 00:00
 0  4
RMV, interpelanca për ministrin Toshkovskin pritet të mbahet më 29 prill
Ministri Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski/ Foto: Portalb.mk

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarët informoi se në seancën e ardhshme plenare, e cila duhet të mbahet më 29 prill pritet të vendoset interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, të parashtruar nga grupi i deputetëve të Të Majtës, raporton MIA.

“Ende rrjedh afati për Rregulloren ku ministri mund të japë përgjigje me shkrim, kështu që në lidhje me këtë ta caktojmë seancën. Nëse nuk ka përgjigje edhe dy-tre ditë, do të duhet ta caktojmë sa më shpej që të jetë e mundur, gjegjësisht në seancën e parë të ardhshme. Presim që më 29 mund të realizohet kjo seancë ku pika e parë në rend dite do të jetë interpelanca”, tha Gashi.

Grupi parlamentar i Të Majtës (Levicës) ka dorëzuar më 14 prill interpelancën për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Sashko Jançev në një konferencë për media në Kuvend tha se arsyeja e interpelancës ishte se ai si ministër i Punëve të Brendshme ka neglizhuar dhe në mënyrë të papërshtatshme e ka kryer funksionin e tij publik duke vepruar në mënyrë joprofesionale dhe të papërgjegjshme, gjë që ka sjellë një sërë veprimesh të kundërligjshme, skandale dhe transferime të personelit në MPB.

Ai kishte shtuar se MPB-ja ka dështuar dhe se për një kohë të gjatë në hetimin e rastit janë shmangur zyrtarë dhe funksionarë të afërt me DPMNE-në. Sipas Jançevit, ministri Toshkovski ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë komanduese. Jançev kishte numëruar edhe disa arsye tjera, si përdorimi i paligjshëm i mjeteve piroteknike.