Ndërrimi i moteve me tryeza të ndryshme, por me të njëjtën shpresë

Qytetarët po bëjnë përgatitjet dhe blerjet e fundit për të pritur ndërrimin e moteve. Shumica thonë se do të qëndrojnë në shtëpi për festa, kush me tryezën plotë e kush më thjeshtë, pasi siç thonë këtë vit ia kanë dalë me vështirësi. “Më thjesht, në çdo rast më thjeshtë, varet nga familja… shumica fëmijët kanë […]

dhjetor 30, 2025 - 18:00
 0
Ndërrimi i moteve me tryeza të ndryshme, por me të njëjtën shpresë

Qytetarët po bëjnë përgatitjet dhe blerjet e fundit për të pritur ndërrimin e moteve. Shumica thonë se do të qëndrojnë në shtëpi për festa, kush me tryezën plotë e kush më thjeshtë, pasi siç thonë këtë vit ia kanë dalë me vështirësi.

“Më thjesht, në çdo rast më thjeshtë, varet nga familja… shumica fëmijët kanë në mërgim, ne më të moshuarit jemi vetëm, kështu që për vete përgatis pak diçka, por jo shumë si përpara që kemi festuar”

“A janë shtrenjtuar gjërat ushqimore? Po disa janë rritur, ka edhe në aksion edhe më lirë…”

“Çmimet janë të kripura e më të kripura, çfarë kemi me ato“.

“Thjeshtë, do të shkojë te vajzat në Gjermani se atje më kanë ikur. Fëmijët i kam mjekë, anesteziologë e shkuan në Gjermani. E ju keni ngelë vetëm këtu? Po pra vetëm”.

“A e dini si secili sipas mundësive të veta, siç themi ne kush sa e ka jorganin”.

“Në shtëpi do të jemi në ambient familjar, me gruan dhe fëmijët”.

“Dikush ka dikush jo, varet, unë do të festoj normalisht si çdo vit”.

Pra nuk do të udhëtoni dikund?

Jo, këtu do të rrimë në Shkup”.

“Po udhëtojnë njerëzit kush ka para, kush nuk ka në shtëpi do të qëndrojë”.

Qytetarët dërguan edhe porosi për politikanët për vitin e ardhshëm.

“Për politikanët – lë të ndajnë nga paga e tyre për t’i dhënë disa njerëzve, posaçërisht ata që janë në kuvend, që kanë ushqim papagesë, transport falas si dhe mëditje të larta”.

“Për politikanët, më shumë të punojnë më pak të gënjejnë”.

“Mendime pozitive, shëndet, lumturi dhe bereqet për të gjithë”.

“Eh politikanët… të jenë shëndoshë e të na sjellin bereqet të mirë!”

“Le të bëhen më të mençur për popullin, le të japin për të varfërit që të mund të mbijetojmë, ja paguaj atë paguaj këtë… me 20 mijë denarë vështirë”.