Ministria e Drejtësisë në Maqedoni të Veriut reagon për protestën e studenëve shqiptarë

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë, të cilët po kërkojnë që provimi i Jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe. Sipas këtij dikasteri qeveritar nga Shkupi zyrtar, provimi i jurisprudencës jepet në përputhje me ligjin në fuqi. “Bëhet fjalë për provim profesional që nuk përbën procedurë administrative

Prill 6, 2026 - 21:30
Ministria e Drejtësisë në Maqedoni të Veriut reagon për protestën e studenëve shqiptarë
ministria-e-drejtesise-ne-maqedoni-te-veriut-reagon-per-protesten-e-studeneve-shqiptare

ministria-e-drejtesise-ne-maqedoni-te-veriut-reagon-per-protesten-e-studeneve-shqiptare

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë, të cilët po kërkojnë që provimi i Jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.

Sipas këtij dikasteri qeveritar nga Shkupi zyrtar, provimi i jurisprudencës jepet në përputhje me ligjin në fuqi.

“Bëhet fjalë për provim profesional që nuk përbën procedurë administrative, por mekanizëm për sigurimin e cilësisë dhe profesionalizmit rreth sistemit juridik. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog konstruktiv dhe shqyrton me vëmendje nismat dhe propozimet, në kuadër të kompetencave juridike”, theksohet në reagim.

Ministria me të cilin udhëheq Igor Fillkov, gjithashtu kritikoi mungesën e simboleve shtetërore në protestën e studentëve shqiptarë ndërsa shprehu shqetësim për siç tha, rolin e një partie opozitare në këto protesta, duke ngritur dyshime për instrumentalizim politik dhe përdorim të retorikës etnike për qëllime të caktuara.