Ministrja Haxhiu e pranon se shpërblyen aktivistët e Vetëvendosjes me punë të shtetit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pranuar pa pikë hezitimi se një pjesë e konsiderueshme e punonjësve në Ministrinë e Drejtësisë janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke konfirmuar kështu dyshimet për favorizim politik në procesin e punësimit. Kjo deklaratë dëshmon se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, po vazhdon të përdorë pozitat e shtetit për
![Ministrja Haxhiu e pranon se shpërblyen aktivistët e Vetëvendosjes me punë të shtetit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/720766-ministrja-haxhiu-e-pranon-se-shperblyen-aktivistet-e-vetevendosjes-me-pune-te-shtetit.jpg)
![ministrja-haxhiu-e-pranon-se-shperblyen-aktivistet-e-vetevendosjes-me-pune-te-shtetit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/720766-ministrja-haxhiu-e-pranon-se-shperblyen-aktivistet-e-vetevendosjes-me-pune-te-shtetit-1024x683.jpg)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pranuar pa pikë hezitimi se një pjesë e konsiderueshme e punonjësve në Ministrinë e Drejtësisë janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke konfirmuar kështu dyshimet për favorizim politik në procesin e punësimit.
Kjo deklaratë dëshmon se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, po vazhdon të përdorë pozitat e shtetit për të shpërblyer ata që i janë besnikë partisë, në vend që të ndihmojë një meritokraci të vërtetë.
Në Politiko, Haxhiu pranoi: ”Në këta 400 punonjës, kanë pasë njo pesë a gjashtë, a dhjetë, hajde 20-të që janë kanë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje”.
Ky numër mund të duket i vogël për të, por për shumë qytetarë, është një provë tjetër e qartë e përdorimit të pushtetit për të vendosur njerëzit e partisë në pozita kyçe në shtet.
Deklarata e saj për të “mos ua mohuar të drejtën e punësimit” është një justifikim i dobët për një realitet të hidhur: qeveria po shpërblen militantët e saj politikë, duke i dhënë mundësi për pozita shtetërore, ndërkohë që qytetarët e zakonshëm po përballen me mungesë mundësish për t’u punësuar bazuar në aftësitë e tyre dhe jo në angazhimin politik.
Kjo është një formë e pastër e klientelizmit politik, që dëmton besimin te institucionet shtetërore dhe inkurajon një kulturë të korrupsionit dhe preferencave partiake./klankosova