Kusari-Lila: VV i çonte ligjet në Kushtetuese për të mirën e vendit, PDK për interes të saj
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila, ka reaguar pasi PDK ka çuar në Gjykatë Kushtetuese një numër të madh ligjesh, përfshirë edhe atë për Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme. Sipas saj, PDK po e bën këtë gjë për interesin e tyre duke përdorur Kushtetuesen. “Pamë se kjo parti janë pozicionuar
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila, ka reaguar pasi PDK ka çuar në Gjykatë Kushtetuese një numër të madh ligjesh, përfshirë edhe atë për Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Sipas saj, PDK po e bën këtë gjë për interesin e tyre duke përdorur Kushtetuesen.
“Pamë se kjo parti janë pozicionuar kundër qytetarëve dhe interesit të tyre, duke përdorur Kushtetuesen për interesa të tyre. Atë çfarë kanë përvetësuar jashtëligjshëm kur kanë qenë në pushtet, duan të mbrojnë me mekanizma ligjor tashmë nga opozita”, ka thënë Kusari-Lila.
Shefja e GP të VV-së ka thënë se PDK po vepron njëjtë sikur kanë qenë në pushtet, vetëm se tani nga opozita.
“Njëjtë po veprojnë si dikur”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se s’mund të bëhet krahasim me VV-në dhe të thuhet se edhe VV ka dërguar ligje në Gjykatë Kushtetuese, meqë sipas saj, VV ka dërguar ligjet në Kushtetuese për të mbrojtur interesin e Kosovës.
“Krahasimi me VV-në asnjëherë s’qendron. VV gjithmonë ka dërguar ligjet në Kushtetuese për të parandaluar një të keqe për vendin, për të ruajtur integritetin territorial”, ka thënë ajo