MINTI vendos çmimet e derivateve, Ymeri: Mund të rriten në sekondë – shkak mungesa e rezervave

Sektori i naftës në Kosovë po përballet me mungesë të rezervave strategjike dhe kontroll të pamjaftueshëm të tregut, duke bërë që çmimet të ndryshojnë shpesh dhe pa paralajmërim. Si rrjedhojë e situatës së krijuar MINTI ka vendosur sot në fuqi çmimin maksimal ditor të derivateve, duke përcaktuar kështu një tarifë fikse me të cilën qytetarët

Prill 5, 2026 - 13:30
MINTI vendos çmimet e derivateve, Ymeri: Mund të rriten në sekondë – shkak mungesa e rezervave
minti-vendos-cmimet-e-derivateve,-ymeri:-mund-te-rriten-ne-sekonde-–-shkak-mungesa-e-rezervave

minti-vendos-cmimet-e-derivateve,-ymeri:-mund-te-rriten-ne-sekonde-–-shkak-mungesa-e-rezervave

Sektori i naftës në Kosovë po përballet me mungesë të rezervave strategjike dhe kontroll të pamjaftueshëm të tregut, duke bërë që çmimet të ndryshojnë shpesh dhe pa paralajmërim.

Si rrjedhojë e situatës së krijuar MINTI ka vendosur sot në fuqi çmimin maksimal ditor të derivateve, duke përcaktuar kështu një tarifë fikse me të cilën qytetarët do të mund të furnizohen në të gjitha pikat e derivateve.

MINTI ka theksuar se çdo ditë do të publikoi çmimet e derivateve. Për sot çmimet maksimale janë: Nafta (dizel): 1.86 euro/litër dhe Benzina: 1.49 euro/litër.

Lidhur me këtë deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar duke theksuar se Ligji për Tregtinë e Naftës edhe Udhëzimet Administrative nuk kushtëzon që shitësi të ketë rezerva, kështu që çmimi mund të ngritët në sekondë nga një lajm.

“Me qeverinë e re (VV), ligji i naftës u rregullu qysh ka dasht Shoqata e Naftarëve”, ka shkruar Ymeri.

Ajo shton se Kosova nuk ka ende ligj për rezervat strategjike të naftës dhe nuk ka stok të deklaruar ndërkombëtarisht:

“Jemi ndër të paktat vende që nuk kemi rezerva strategjike të naftës, bile as ligj për rezerva, vetëm për tregti. Kosova nuk ka as stok nafte të deklaruar ndërkombëtarisht edhe Komuniteti për Energji ka dërguar Kërkesë me Shqetësim për naftë po pa reagim nga Qeveria”, ka theksuar deputetja.

Sipas saj, problemet përfshijnë edhe kontrollin e marzhave të fitimit dhe funksionimin e Autoritetit të Konkurrencës.

“Sistemi i shitjes nuk është as digjital as i integruar dhe inspektorët nuk kanë mundësi me kontrollu naftarët… Autoriteti i Konkurrencës nuk funksionon si duhet dhe nuk ka mundësi të kontrolloj tregun,” shpjegon Ymeri.

Ajo paralajmëron se ligji për çmimet tavan nuk mjafton.

“Çmimet do kontrollohen asisoj që çmimi maksimal rritet sipas lajmeve, po nuk zbret se nuk kemi as kontroll as rezerva”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.

Ymeri ka shtuar se variacioni i çmimeve është i dukshëm edhe në nivel lokal.

“Vetëm dje në rrugën Prishtinë-Ferizaj çmimi ka dallu 6-7 cent nga pompat në magjistrale edhe ato në qendër,” përfundon Ymeri. /Telegrafi/