Miratohet Ligji: rikthehet Shkolla e Mesme Policore pas 24 vitesh
Me 61 vota “për” dhe asnjë kundër apo abstenim, Kuvendi i Maqedonia e Veriut ka miratuar Ligjin për Shkollën e Mesme Policore, duke hapur rrugën për rikthimin e këtij institucioni The post Miratohet Ligji: rikthehet Shkolla e Mesme Policore pas 24 vitesh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Me 61 vota “për” dhe asnjë kundër apo abstenim, Kuvendi i Maqedonia e Veriut ka miratuar Ligjin për Shkollën e Mesme Policore, duke hapur rrugën për rikthimin e këtij institucioni arsimor pas më shumë se dy dekadash.
Sipas ligjit të ri për Punët e Brendshme – Akademia Policore, shkolla do të nisë funksionimin më 13 maj 2026, brenda Qendrës ekzistuese për trajnim në Idrizovë. Ajo do të operojë mbi bazën e planeve dhe programeve mësimore të miratuara nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me ministrin e Punëve të Brendshme.
Programi arsimor do të zgjasë dy vite dhe do të përfshijë vitin e tretë dhe të katërt të shkollës së mesme. Kjo u jep mundësi nxënësve që, pas përfundimit të dy viteve të para të arsimit të mesëm, të aplikojnë dhe të vazhdojnë shkollimin në këtë institucion, nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara.
Rikthimi i kësaj shkolle shënon edhe vazhdimësinë simbolike të traditës së saj, pasi gjenerata e fundit, e 24-ta, kishte përfunduar në vitin 2000. Me hyrjen në fuqi të ligjit, pritet të regjistrohet gjenerata e 25-të.
Sipas kritereve ligjore, kandidatët duhet të jenë shtetas të vendit, të mos kenë mbushur 18 vjeç në momentin e shpalljes së konkursit, të zotërojnë gjuhën maqedonase në mënyrë aktive dhe të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikofizike. Po ashtu, ata do t’i nënshtrohen verifikimeve të sigurisë. Për regjistrim kërkohet edhe pëlqimi me shkrim i prindit ose kujdestarit ligjor.
Autoritetet e konsiderojnë këtë hap si një investim në përgatitjen e kuadrove të reja për sektorin e sigurisë, ndërsa hapja e shkollës pritet të sjellë interes të lartë nga të rinjtë në gjithë vendin. Gazeta Flaka
The post Miratohet Ligji: rikthehet Shkolla e Mesme Policore pas 24 vitesh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .