Misini: Konfliktet gjeopolitike rrezikojnë rritje të re të çmimeve në Kosovë
Profesori i ekonomisë Shkumbin Misini ka deklaruar se ndryshimet e politikave gjeopolitike në vende të ndryshme të botës prekin më së shumti vendet më të varfra. Sipas tij, në këtë rast ndikimi mund të ndjehet edhe në Kosovë. Misini thekson se rritja e çmimit të naftës ka prekur jo vetëm Kosovën, por edhe tregjet ndërkombëtare.


Profesori i ekonomisë Shkumbin Misini ka deklaruar se ndryshimet e politikave gjeopolitike në vende të ndryshme të botës prekin më së shumti vendet më të varfra. Sipas tij, në këtë rast ndikimi mund të ndjehet edhe në Kosovë.
Misini thekson se rritja e çmimit të naftës ka prekur jo vetëm Kosovën, por edhe tregjet ndërkombëtare. Në tregun amerikan është shënuar rritje rreth 30 për qind, ndërsa rritje të ngjashme janë vërejtur edhe në Evropë.
“Ndryshimi i politikave gjeopolitike në vendet e botës prek më së shumti vendet më të varfra. Kosova llogaritet ndër vendet më të varfra në Evropë dhe për këtë arsye preket më shumë nga ndryshimi i çmimit të naftës”
Ai paralajmëron se nëse konflikti vazhdon deri në fund të muajit mars, pritet që çmimi i naftës të vazhdojë të rritet. Kjo, sipas tij, mund të shkaktojë probleme serioze ekonomike, duke rritur ndjeshëm koston e jetesës dhe duke prodhuar inflacion të vazhdueshëm.
“Nëse vazhdon lufta deri në fund të marsit, do të kemi rritje të vazhdueshme të çmimit të naftës, gjë që do të shkaktojë probleme të jashtëzakonshme në rritjen e kostos së jetesës dhe mund të prodhojë inflacion të vazhdueshëm,” tha Misini.
