Monika Salihu ndan lajmin e dhimbshëm, babai i saj është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke bërë të ditur se babai i saj, legjenda e boksit dhe kampioni olimpik Aziz Salihu, është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit. Përmes një postimi prekës, interpretuesja e hitit “Çika e Boksierit” ka shprehur dhimbjen dhe […]

gusht 6, 2025 - 22:00
 0
Monika Salihu ndan lajmin e dhimbshëm, babai i saj është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke bërë të ditur se babai i saj, legjenda e boksit dhe kampioni olimpik Aziz Salihu, është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit.

Përmes një postimi prekës, interpretuesja e hitit “Çika e Boksierit” ka shprehur dhimbjen dhe forcën që ajo dhe familja po përjetojnë në këtë periudhë të vështirë.

“Dashamirë të nderuar, miq e familjarë. Dua të ndaj me ju dhimbjen, babi (Zizi Olimpiku) është diagnostikuar me sëmundjen e Alzajmerit. Kemi qenë gjithmonë bashkë si familje dhe do të jemi sa të kem jetë… Sprovat janë për çdo derë, për çdo shtëpi. Nuk mund të gënjej për dhimbjen se nuk është vetëm prindi im, por vet jeta. Unë jam dhe do të vdes si Çika e Boksierit…”, ka shkruar Monika.

Në këtë rrëfim emocional, ajo nënvizon dashurinë dhe përkushtimin e madh që Aziz Salihu ka pasur gjithmonë për familjen, Kosovën dhe popullin e saj.

“Aziz Salihu sa e ka dashur familjen e vet, e ka dashur Kosovën dhe popullin. Edhe sot ju don me shpirt, edhe pse sot ai është ndryshe. I juaji Zozo Olimpiku”.

Postimi ka prekur shumë zemra dhe ka ngjallur reagime të shumta mbështetëse nga figura publike, artistë e qytetarë që e kanë njohur dhe vlerësuar Aziz Salihun si ikonë të sportit shqiptar dhe njeri të madh me zemër të madhe.

Aziz Salihu është një nga emrat më të ndritur të sportit shqiptar, i njohur për sukseset e tij në boks, përfshirë medaljen olimpike dhe kontributin e jashtëzakonshëm në ngritjen e sportit në Kosovë dhe jashtë saj.