Turqi: Propozimi për martesë përfundon me aksident, rrëzohet avioni pasi thotë “PO”
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Adana të Turqisë, ku një avion i vogël u rrëzua në një plantacion agrumesh gjatë një propozimi për martesë, duke lënë të plagosur dy persona. Në bord ndodheshin piloti 39-vjeçar Burak Yürekli dhe Şeyda Doğan, e cila ishte ftuar në fluturim nga i dashuri i saj për t’i


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Adana të Turqisë, ku një avion i vogël u rrëzua në një plantacion agrumesh gjatë një propozimi për martesë, duke lënë të plagosur dy persona.
Në bord ndodheshin piloti 39-vjeçar Burak Yürekli dhe Şeyda Doğan, e cila ishte ftuar në fluturim nga i dashuri i saj për t’i bërë një propozim romantik martese nga toka, përmes radiolidhjes.
Pamjet e regjistruara me telefon tregojnë momentin kur Şeyda thotë “Po”, pak çaste para se avioni të humbiste kontrollin dhe të rrëzohej.
