Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët

Delvina ishte një nga zonat me pasojë të rënda nga zjarret, ku disa banorë humbën shtëpinë e disa të tjerë patën dëme të konsiderueshme materiale. Për këtë arsye, deputetja e PD,  Ina Zhupa i kërkon autoriteteve të ngrenë sa më parë grupet e punës me përfaqësues të pushtetit lokal dhe qendror, dhe të trokitet në çdo […]

gusht 2, 2025 - 15:00
 0
Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët

Delvina ishte një nga zonat me pasojë të rënda nga zjarret, ku disa banorë humbën shtëpinë e disa të tjerë patën dëme të konsiderueshme materiale.

Për këtë arsye, deputetja e PD,  Ina Zhupa i kërkon autoriteteve të ngrenë sa më parë grupet e punës me përfaqësues të pushtetit lokal dhe qendror, dhe të trokitet në çdo derë për evidentimin e dëmeve.

Zhupa thotë se situata është katastrofale dhe banorët ndihen pa shpresë për të ardhmen.

“Ne jemi këtu jo vetëm për t’u dhënë mbështetje banorëve, por edhe për të bërë thirrje për ngritjen e menjëhershme të një grupi të përbashkët pune, me përfaqësues të pushtetit lokal dhe atij qendror, për evidentimin shtëpi më shtëpi të të gjitha dëmeve,” – deklaroi Zhupa.

Deputetja kërkoi gjithashtu që dëmshpërblimi monetar për banorët të bëhet në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe efektive, për t’u dhënë atyre mundësinë të rikuperojnë dhe të vazhdojnë jetesën në zonë.

Ajo kritikoi menaxhimin e situatës dhe paralajmëroi se nuk duhet të përsëriten problemet e mëparshme me trajtimin e pasojave të zjarreve.

“Duhet t’u qëndrojmë banorëve në krah, në mënyrë që ata të kenë shpresë dhe të zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri,” – përfundoi Zhupa.