Mot dimëror në rrugë, qarkullimi zhvillohet pa ndërprerje

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, ndërsa akset rrugore janë kryesisht të lagështa. Sipas njoftimit nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe The post Mot dimëror në rrugë, qarkullimi zhvillohet pa ndërprerje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 10, 2026 - 13:30
 0
Mot dimëror në rrugë, qarkullimi zhvillohet pa ndërprerje

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, ndërsa akset rrugore janë kryesisht të lagështa. Sipas njoftimit nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe aktualisht nuk ka bllokime në qarkullim.

Megjithatë, në segmentet rrugore që kalojnë nëpër gryka malore dhe përgjatë luginave të lumenjve, ekziston mundësia për rrëshqitje të vogla të dheut, ndaj shoferëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar.

Nga autoritetet informojnë se situata në terren është përmirësuar dukshëm krahasuar me mbrëmjen e kaluar, kur disa rrugë ishin të përmbytura dhe kishte rrëshqitje të dheut. Qarkullimi tani zhvillohet normalisht, por rekomandohet përshtatja e shpejtësisë dhe respektimi i sinjalistikës rrugore.

The post Mot dimëror në rrugë, qarkullimi zhvillohet pa ndërprerje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .