Përmbytje dhe dëme lokale në disa rajone, institucionet në gatishmëri

Reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit kanë shkaktuar dalje nga shtrati të disa lumenjve, përmbytje të sipërfaqeve bujqësore dhe dëme lokale në infrastrukturë në disa pjesë të The post Përmbytje dhe dëme lokale në disa rajone, institucionet në gatishmëri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 10, 2026 - 13:30
 0
Përmbytje dhe dëme lokale në disa rajone, institucionet në gatishmëri

Reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit kanë shkaktuar dalje nga shtrati të disa lumenjve, përmbytje të sipërfaqeve bujqësore dhe dëme lokale në infrastrukturë në disa pjesë të Republikës së Maqedonisë. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se situata e raportuar deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm po monitorohet vazhdimisht dhe, në shumicën e zonave, po shkon drejt stabilizimit.

Në rajonin e Koçanit dhe Shtipit është evidentuar derdhje e lumit Orizarska në fshatin Grdovci, ku Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Ujërave “Bregallnica” ka ndërhyrë me mekanizim të rëndë. Trafiku në aksin Koçan–Grdovci është normalizuar, ndërsa rrëshqitje të dheut vazhdojnë të shfaqen në disa rrugë në pjesën lindore të vendit, të cilat po pastrohen nga ekipet e “Rrugët e Maqedonisë”.

Në Manastir, në vendbanimin Strçin, po kryhet pastrimi i depozitave të zhavorrit dhe tokës, ndërsa në fshatin Kravari janë përmbytur toka bujqësore pa rrezik për objektet. Në Zhabeni dhe Porodin janë regjistruar fusha të përmbytura dhe është ndërhyrë në lumin Zhabjanska. Edhe lumi Eleshka ka dalë nga shtrati, duke përmbytur sipërfaqe bujqësore, por sipas shërbimeve kompetente, niveli i ujit është në rënie.

Situata më e rënduar është shënuar në rajonin e Resnjës, ku janë përmbytur toka bujqësore, oborre, shtëpi dhe depo për ruajtjen e mollëve. Megjithatë, niveli i lumit Golema ka rënë ndjeshëm dhe autoritetet lokale njoftojnë se gjendja është normalizuar. Në Krushevë, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme, uji i pijshëm është i turbullt dhe qytetarëve u rekomandohet ta vlojnë para përdorimit.

Në Demir Hisar, rruga lokale drejt fshatit Mrenoga është e mbyllur për shkak të dëmtimit të një ure, ndërsa në Prilep janë raportuar përmbytje të oborreve dhe dëme në prodhimet bujqësore. Në rajonin e Tetovës, disa rrugë janë pastruar, por qarkullimi drejt Banjës së Tetovës mbetet i ndaluar për arsye sigurie.

QMK bën të ditur se të gjitha institucionet përkatëse janë në terren dhe mbeten të gatshme për reagim të shpejtë në rast të rreziqeve të reja. Gazeta Flaka

The post Përmbytje dhe dëme lokale në disa rajone, institucionet në gatishmëri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .