Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve

Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. Pas kthjellimeve në fillim të javës, në pjesën e dytë po shfaqen sinjale që ndonjë sistem frontal nga pjesë qëndrore të kontinentit të depërtojë mbi rajon, ku mund të zhvillonte kushte për reshje shiu apo dhe bore në pjesë të vendit. Temperaturat shënojnë rritje përreth normaleve

Nëntor 24, 2024 - 00:00
 0  6
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
mot-me-stabil-ne-javen-e-fundit-te-nentorit,-temperaturat-rriten-perreth-mesatareve

mot-me-stabil-ne-javen-e-fundit-te-nentorit,-temperaturat-rriten-perreth-mesatareve

Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. Pas kthjellimeve në fillim të javës, në pjesën e dytë po shfaqen sinjale që ndonjë sistem frontal nga pjesë qëndrore të kontinentit të depërtojë mbi rajon, ku mund të zhvillonte kushte për reshje shiu apo dhe bore në pjesë të vendit.

Temperaturat shënojnë rritje përreth normaleve, maksimalet deri në 7C e 10C, e ato minimale mbi 0C.

Sasitë e të reshurave nuk duket se do të jenë të larta. Fundjavën e ardhshme sërish më pas priten kthjellime, derisa stabile mbetet situata edhe ditëve të para të dhjetorit, me temperatura maksimale deri në 6C e 8C, ndërsa minimalet pranë 0C. Mundësi për të reshura paraqiten më pas, nga 5 dhjetori, me siguri të përziera të shiut e të borës. Temperaturat pa ndonjë ndryshim të madh.