Moti në fundjavë: Kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Gjatë dy ditëve të fundjavës, moti pritet të mbajë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 14 gradë Celsius. Parashikimi i plotë i motit për vikend: Të shtunën: Mot kryesisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperaturat minimale

Nëntor 8, 2025 - 00:30
 0
Moti në fundjavë: Kryesisht i vranët dhe me reshje shiu
Moti në fundjavë: Kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Moti në fundjavë: Kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Gjatë dy ditëve të fundjavës, moti pritet të mbajë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 14 gradë Celsius.

Parashikimi i plotë i motit për vikend:

Të shtunën: Mot kryesisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.

Të dielën: Mot kryesisht i vranët, vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s.