Aksidenti me fatalitet në Prizren, Inspektorati thotë se Polici që e shkaktoi është arrestuar

nspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se polici i cili është i dyshuar për aksidentin e sotëm me fatalitet në Prizren, është arrestuar. IPK ka bërë të ditur se zyrtari policor ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë private, me të cilën edhe e ka shkaktuar aksidentin me pasoja fatale duke goditur një këmbësor.

Nëntor 8, 2025 - 00:30
 0

Tutje, nga IPK shtohet se në vendngjarje kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren/

‘’Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin’’, thuhet në njoftimin e IPK’së.