MPB: Arrestohen shtatë persona, goditet një grup i organizuar kriminal i përfshirë në tregti të paligjshme me drogë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëjnë të ditur se sot gjatë ditës kanë zhvilluar një aksion policorë në disa lokacione në Shkup, Strumicë dhe Shtip, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur nga MPB është goditur një grup i organizuar kriminal i përfshirë në tregti të paligjshme me drogë. Nga aksioni i sotëm janë arrestuar […]

Prill 7, 2026 - 22:00
MPB: Arrestohen shtatë persona, goditet një grup i organizuar kriminal i përfshirë në tregti të paligjshme me drogë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëjnë të ditur se sot gjatë ditës kanë zhvilluar një aksion policorë në disa lokacione në Shkup, Strumicë dhe Shtip, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur nga MPB është goditur një grup i organizuar kriminal i përfshirë në tregti të paligjshme me drogë. Nga aksioni i sotëm janë arrestuar 7 persona, katër prej te cilëve nga Strumica, dy nga Shkupi dhe një nga Shtipi.

Njoftimi i plotë nga MPB

Sot (07.04.2026), Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në bashkëpunim me SPB Strumicë, si dhe pjesëtarë të EBR dhe njësiti “Tigrat”, në koordinim me një prokuror publik nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, realizuan një operacion të koordinuar policor me qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal që vepronte në disa lokacione në territorin e RMV-së, i përfshirë në organizimin, furnizimin, shitjen dhe shpërndarjen e drogës narkotike.

Pas masave operative-taktike të ndërmarra nga zyrtarët policorë, u arrestuan shtatë persona, prej të cilëve katër nga Strumica, dy nga Shkupi dhe një nga Shtipi, ndërsa u kryen kontrolle në 15 lokacione në zonat e Shkupit, Strumicës dhe Shtipit.

Gjatë realizimit të aksionit policor, u siguruan prova materiale, përkatësisht u gjetën dhe u sekuestruan drogë, një pistoletë, një karikator për pistoletë dhe municion, shtatë automjete udhëtarësh, shtatë telefona celularë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Ndërmarrja e masave dhe aktiviteteve përkatëse vazhdon edhe më tej, në drejtim të përpunimit dhe ekspertizës së sendeve të sekuestruara që burojnë nga vepra penale, si dhe dërgimit të personave para gjykatësit të procedurës paraprake dhe paraqitjes së kallëzimit penal në Prokurorinë Publike kompetente, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215, paragrafi 3 të Kodit Penal.