MPB sekuestroi laptopë dhe dokumente nga shtëpia e pronarit të “Puls”, bastisje në veturën e tij, dy objektet hotelierike dhe ISHT

Gjatë bastisjes në shtëpinë e pronarit të kabaresë së ashtuquajtur “Puls” në Koçan, Policia dje ka konfiskuar laptopë, disa pajisje mobile, dokumentacion dhe sende të tjera. Gjatë kontrolleve, siç informojnë MPB-ja, nga automjeti i pronarit dhe dy objekte hoteliere janë marrë sende të caktuara. Gjithashtu u gjet dhe sekuestrua dokumentacioni financiar, transmeton Portalb.mk. “Më datë […]

Mars 26, 2025 - 12:00
 0  6
MPB sekuestroi laptopë dhe dokumente nga shtëpia e pronarit të “Puls”, bastisje në veturën e tij, dy objektet hotelierike dhe ISHT
Zjarri në diskotekën "Pulse" në Koçan. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Gjatë bastisjes në shtëpinë e pronarit të kabaresë së ashtuquajtur “Puls” në Koçan, Policia dje ka konfiskuar laptopë, disa pajisje mobile, dokumentacion dhe sende të tjera. Gjatë kontrolleve, siç informojnë MPB-ja, nga automjeti i pronarit dhe dy objekte hoteliere janë marrë sende të caktuara. Gjithashtu u gjet dhe sekuestrua dokumentacioni financiar, transmeton Portalb.mk.

“Më datë 25.03.2025, zyrtarët policorë kanë bastisur shtëpinë e D.J., veturën e tij “Insignia” dhe dy objekte hoteliere, si dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Zyra Koçan”, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga zyra e ISHT-së në Koçan, policia ka konfiskuar një kompjuter, një laptop dhe një tablet, si dhe të gjithë dokumentacionin lidhur me personat juridikë në pronësi të D.J.

Prokuroria Publike dje ka informuar se në kuadër të hetimeve për tragjedinë në kabarenë e ashtuquajtur “Puls”, ka kryer bastisje në pesë lokacione në Koçan dhe Shkup.

LEXO: Prokuroria dhe MPB-ja kanë kryer bastisje në pesë lokacione në Koçan dhe Shkup

Në zjarrin e rënë në diskotekën “Pulse” më 16 mars 2025, jetën e humbën 59 persona, midis të cilëve 6 të mitur, u lënduan 196 persona të cilët trajtohen brenda dhe jashtë vendit

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.