Osmani: Një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar as vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me gjuhën shqipe. Osmani shkruan se një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon. The post Osmani: Një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar as vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me gjuhën shqipe.
Osmani shkruan se një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon.
Ja reagimi i plotë i Osmanit:
Një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon.
Gjykata Kushtetuese, në përbërje monoetnike, zhvilloi një seancë për një nga çështjet më delikate që lidhen me demokracinë tonë multietnike dhe vendosi të vazhdon me presionin ndaj gjuhës shqipe.
Ky akt rijujton të kaluarën dhe kërcënon të ardhmen tonë të përbashkët.
E ardhmja jonë duhet të ndërtohet mbi respektin e ndërsjellë, solidaritetin dhe tolerancën.
Le të mos lejojmë që plagët e së kaluarës të na pengojnë të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë dhe më të bashkuar për të gjithë!
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vullnetit të mirë – maqedonas, shqiptarë dhe pjesëtarë të tjerë të komuniteteve – të ngremë zërin kundër këtij veprimi që rrezikon kohezionin tonë shoqëror dhe shtetëror.
The post Osmani: Një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon appeared first on Flaka, në çdo lajm... .