Në diskotekën e Koçanit natën kur ndodhi tragjedia kishte 650, jo 1500 të pranishëm
Nuk është e vërtetë që në diskotekë ishin të pranishëm 1500 të ftuar. Kjo shifër, e cila qarkulloi si spekulim në rrjetet sociale dhe u raportua nga disa media, fillimisht ishte mohuar nga ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski (një ditë pas aksidentit), ndërsa së fundi nga prokurori publik Ljupço Kocevski. Kocevski në një […]


Nuk është e vërtetë që në diskotekë ishin të pranishëm 1500 të ftuar. Kjo shifër, e cila qarkulloi si spekulim në rrjetet sociale dhe u raportua nga disa media, fillimisht ishte mohuar nga ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski (një ditë pas aksidentit), ndërsa së fundi nga prokurori publik Ljupço Kocevski. Kocevski në një konferencë për media sot (21 mars) tha se gjatë performancës së grupit muzikor DNK në diskotekën “Pulse” të Koçanit kanë qenë 650 të pranishëm, prej të cilëve së paku 31 fëmijë, shkruan Vërtetmatësi.
Po analizojmë një postim në Facebook që raporton zjarrin e tmerrshëm që përfshiu diskotekën “Pulse” në Koçan, thotë:
Të pranishëm ishin 1500 të ftuar, kryesisht të rinj. Ka pasur të vdekur, por numri ende nuk është bërë i ditur. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ndodhet në Koçan, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski është nisur për në vendin e ngjarjes.
Nuk është e vërtetë që në diskotekë ishin të pranishëm 1500 të ftuar. Kjo shifër, e cila qarkulloi si spekulim në rrjetet sociale dhe u raportua nga disa media, fillimisht ishte mohuar nga ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski (një ditë pas aksidentit), ndërsa së fundi nga prokurori publik Ljupço Kocevski.
Kocevski në një konferencë për media sot (21 mars) deklaroi se gjatë performancës së grupit muzikor DNK në diskotekën “Pulse” të Koçanit ishin 650 mysafirë, prej të cilëve së paku 31 fëmijë.
Ndonëse e dinin se diskoteka nuk kishte kushtet dhe kapacitetet për të akomoduar një numër kaq të madh njerëzish, një nga personat përgjegjës të dyshuar në klub, së bashku me drejtuesit dhe rojet e dyshuara të sigurisë, lejuan që në atë natë fatale të hynin në klub 650 persona. Gjithashtu, njëri nga të dyshuarit ka shitur bileta pa marrë parasysh numrin e mysafirëve dhe moshën e tyre, duke i lejuar të miturit të hyjnë në diskotekë, theksoi Kocevski.
Paraprakisht, duke informuar se çfarë ndodhi ditën kur shpërtheu zjarri në diskotekën në Koçan, Toshkovski në një konferencë për media më 17 mars tha se zjarri është shkaktuar nga përdorimi i mjeteve piroteknike të sjella nga grupi DNK dhe se koncerti është mbajtur në mënyrë të paligjshme, që do të thotë se nuk ka pasur marrëveshje me shkrim ndërmjet organizatorëve dhe grupit.
Zjarri ka rënë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së dielës (16.03). Në objekt kanë qenë 500 persona dhe janë shitur 250 bileta, informoi Toshkovski.
Pra, nuk është e vërtetë që natën kur ndodhi tragjedia në disko ka pasur 1500 të ftuar, siç pretendon njoftimi që po analizojmë. Gjithashtu, njoftimi me informacionin e pasaktë se “1500 të ftuar kanë qenë të pranishëm” është publikuar më 16 mars 2025, pra pikërisht në ditën e tragjedisë. Ky rishikim është shkruar pesë ditë më vonë, që do të thotë se nuk respektohet Kodi i Gazetarëve, i cili thotë se gazetari duhet të përpiqet të sigurojë publikimin e korrigjimit, mohimit dhe përgjigjes në rast se informacioni rezulton i pasaktë. Pavarësisht kësaj, postimi është ende publik në rrjetet sociale.
Neni 8 i Kodit të Gazetarëve thotë:
Mënyra se si jepet informacioni në rastet e aksidenteve, fatkeqësive natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve dhe procedurave ligjore duhet të jetë pa sensacion. Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë, të informohen të gjitha palët e përfshira në mosmarrëveshje dhe të mos sugjerohet aktgjykimi.
Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të rremë.