MPB: Zbardhet vrasja në Çashkë! Kapet një i dyshuar, kërkohet edhe një person tjetër

Autoritetet kanë kapur të dyshuarin për vrasjen e Gjelo Gjoshev në Çashkë, respektivisht në vendin e quajtur Porojnicë, afër rrugës së dheut që lidh Çashkën me fshatin Busillcë, përcjell TV21. Prokuroria kërkon paraburgim për të njëjtin, ndërsa së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, janë në kërkim të një personi tjetër, i cili dyshohet […]

Nëntor 7, 2025 - 11:00
 0
MPB: Zbardhet vrasja në Çashkë! Kapet një i dyshuar, kërkohet edhe një person tjetër

Autoritetet kanë kapur të dyshuarin për vrasjen e Gjelo Gjoshev në Çashkë, respektivisht në vendin e quajtur Porojnicë, afër rrugës së dheut që lidh Çashkën me fshatin Busillcë, përcjell TV21. Prokuroria kërkon paraburgim për të njëjtin, ndërsa së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, janë në kërkim të një personi tjetër, i cili dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale.

“Ministria e Punëve të Brendshme e ka privuar nga liria dhe ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Veles kundër D.C. (43), për shkak të dyshimit të bazuar se ka qenë bashkautor në veprën penale “vrasje” sipas nenit 123, paragrafi 1 i Kodit Penal. Më 05.11.2025, në vendin e quajtur Porojnica, afër rrugës së dheut nga Çashka drejt fshatit Busillcë, personi i dyshuar D.C., së bashku me një person tjetër, e kanë vrarë Gj.Gj. nga Velesi. Fillimisht, D.C. e ka joshur Gj.Gj. dhe me automjetin e tij e ka dërguar në lokacionin e ngjarjes. Më pas, bashkë me personin tjetër, kanë shtënë ndaj tij me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë në kokë, si pasojë e së cilës viktima ka ndërruar jetë. I dyshuari D.C. edhe më parë ka qenë kryes i veprës penale “grabitje”, ndërsa sipas një pjese të provave tashmë të siguruara, pas vrasjes në Çashkë ka tentuar t’i fshehë gjurmët dhe kështu të ndikojë në procedurë. MPB, në koordinim me prokurorin publik, po ndërmerr masa dhe aktivitete për gjetjen edhe të bashkëkryesit tjetër të veprës penale”, thonë nga MPB.