Mucunski: Javën e ardhshme do të fillojë kthimi i pacientëve të parë që po mjekohen jashtë shtetit
Javën e ardhshme do të fillojë kthimi i pacientëve të parë që po mjekohen jashtë shtetit të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore që të kthehen, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme Timço Mucunski, njofton Portalb.mk. Në MPJTJ sot do të mbahet takim koordinues […]


Javën e ardhshme do të fillojë kthimi i pacientëve të parë që po mjekohen jashtë shtetit të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore që të kthehen, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme Timço Mucunski, njofton Portalb.mk.
Në MPJTJ sot do të mbahet takim koordinues për hapat dhe masat e ardhshme për organizim adekuat për kthimin e pritur të të gjithë pacientëve të shëndoshur ose për vazhdim të mjekimit të tyre në vend.
“Paralajmërimet që i kemi janë se gjatë javës së ardhshme do të fillojnë të kthehen pacientët e parë, ato paralajmërime i marrim në komunikim të drejtëpërdrejtë ku janë të vendosur dhe të cilët do të jenë në gjendje të mirë shëndetësore që të mund të kthehen”, tha Mucunski.
Informoi se gjithsej 116 pacientë me lëndime në në zjarrin në koncertin në Koçan po mjekohen në spitale në 14 shtete evropiane. Shpenzimet për mjekimin e tyre janë mbuluar nga shtetet nikoqire, ndërsa udhëtimi dhe qëndrimi i të afërmve të tyre dhe shpenzimet për gjithë logjistikës për qëndrimin e tyre jashtë shtetit është në barrë të Qeverisë.
Mucunski, i cili në konferencë shtypi theksoi se të gjithë “po kalojmë periudhë tejet të vështirë dhe presion të fuqishëm psikologjik”, iu falënderua të gjithë vendeve të cilët i kanë pranuar të lënduarit dhe për solidaritetin e tyre, si dhe për sakrifikimin e ekipeve tona mjekësore për të cilët siç tha është shumë krenar.
Kumtoi se nga 116 të hospitalizuarit jashtë shtetit, 38 janë dërguar për mjekim përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së, të cilin Qeveria e ka aktivizuar menjëherë pas fatkeqësisë, ndërsa të tjerët janë dërguar përmes ndihmës së drejtëpërdrejtë bilaterale.
Në afatin më të shkurtër të mundshëm dhe sipas standardeve më të larta mjekësore, siç tha, janë transportuar në spitalet jashtë shtetit, falë organizimit dhe komunikimit të Shtabit për kriza në MPJTJ dhe përfaqësitë diplomatiko-konsullore në vendet ku po mjekohen.
Pjesa më e madhe e të hospitalizuarve jashtë vendit, 31 janë në spitale në Serbi, 15 në Bullgari, nga 12 në Turqi dhe Greqi, shtatë në Spanjë, nga gjashtë pacientë po mjekohen në Austri dhe Hungari, pesë në Kroaci, nga katër pacientë në Belgjikë, Lituani, Itali, Suedi dhe Slloveni dhe dy pacientë në Poloni.
Çekia dhe Izraeli janë dërguar ekipe mjekësore, ndërsa Rumania, Luksemburgu, Norvegjia dhe Finlanda kanë siguruar mbështetje logjistike për transportimin e të lënduarve.
Mucunski informoi se nesër do të udhëtojë për në Budapest që t’i vizitojë të lënduarit që janë në spitalet e atjeshme, ndërsa këtyre ditëve i ka vizituar spitale në Sofje, Selanik, Beograd, Zagreb, Vjenë dhe Lubjanë. Është takuar me familjet dhe me personelin mjekësor të cilët hollësisht e kanë informuar për gjendjen e të lënduarve, si dhe me ministrat e punëve të jashtme dhe të shëndetësisë së këtyre vendeve të cilëve i është falënderuar për ndihmën.
Kumtoi se përfaqësitë tona diplomatiko-konsullore janë 24 orë janë në komunikim me familjet në vendet ku po qëndrojnë të afërmit e tyre, se u janë mbuluar të gjithë shpenzimet e nevojshme. Theksoi edhe se telefonat kujdestar të MPJTJ-së dhe Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i Qeverisë mbeten të hapur për të gjithë pyetjet dhe nevojat.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Koçan mori vendim me të cilin caktoi 30 ditë paraburgim për 13 personat e përfshirë në rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse”, mes tyre mediat raportojnë se është edhe ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shtatë zyrtarë, punonjës të SPB Shtip dhe Koçan, të cilët dyshohet se në cilësinë e bashkëkryerësve, me hartimin, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik licencën për veprimtari hoteliere – kabare, edhe pse kushtet ligjore nuk i ka plotësuar.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.
- LEXO: 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshin dhe 12 persona për zjarrin në Koçan
- LEXO: Familjarë, miq e bashkëqytetarë iu dhanë lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj
- LEXO: Nga gjitha tragjeditë që tronditën RMV-në, zjarri në Koçan është i treti për nga numri i viktimave (Infografik)