Në një deponi në RMV u gjet granatë e pashpërthyer e Luftës së Parë Botërore
Ministria e Brendshme bëri të ditur se dje në një deponi në fshatin Meglenci të Komunës së Novacit është gjetur një granatë e pashpërthyer e Luftës së Parë Botërore, transmeton Portalb.mk. Rasti është lajmëruar në ora 10:40 në SPB Manastir, ndërsa një piroteknik nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim – Manastir në mënyrë të sigurt […]


Ministria e Brendshme bëri të ditur se dje në një deponi në fshatin Meglenci të Komunës së Novacit është gjetur një granatë e pashpërthyer e Luftës së Parë Botërore, transmeton Portalb.mk.
Rasti është lajmëruar në ora 10:40 në SPB Manastir, ndërsa një piroteknik nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim – Manastir në mënyrë të sigurt e ka marrë granatën, e cila është konstatuar se është e kalibrit 75 mm.
Është kryer mbikëqyrje në vendin ku është gjetur granata.