Muharrem Hasani: “Mbishkrimet në shqip në kufi nuk janë arritje e re, propaganda ka kufi”

Muharrem Hasani ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të zëvendësdrejtorit të Doganave, duke i cilësuar ato si propagandë dhe përvetësim të meritave. Sipas Hasanit, pretendimi për “arritje historike” lidhur The post Muharrem Hasani: “Mbishkrimet në shqip në kufi nuk janë arritje e re, propaganda ka kufi” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 26, 2026 - 15:30
Muharrem Hasani: “Mbishkrimet në shqip në kufi nuk janë arritje e re, propaganda ka kufi”

Muharrem Hasani ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të zëvendësdrejtorit të Doganave, duke i cilësuar ato si propagandë dhe përvetësim të meritave.

Sipas Hasanit, pretendimi për “arritje historike” lidhur me vendosjen e mbishkrimeve në gjuhën shqipe në pikat kufitare nuk qëndron.

“Zëvendësdrejtori ‘kukull’ i Doganave paska zbuluar dje një ‘arritje historike’: vendosjen e mbishkrimeve në shqip në pikat kufitare në mandatin e tij.”

Ai thekson se këto mbishkrime ekzistojnë prej vitesh.

“Sa për informim: Këto mbishkrime ekzistojnë prej vitesh – që nga 2023-2024, madje në disa pika edhe më herët.”

Hasani akuzon për mungesë rezultatesh konkrete dhe tentativë për manipulim të opinionit publik.

“Kur nuk ke çfarë të tregosh, fillon të përvetësosh punën e të tjerëve. Kur nuk ke ndikim real, atëherë të mbetet vetëm propaganda.”

Ai shton se propaganda nuk mund të zëvendësojë faktet dhe paralajmëron publikimin e dëshmive.

“Propaganda ka një kufi: faktet. Prandaj, një sfidë publike për ‘arkitektin’ e rremë të këtyre mbishkrimeve: Publiko foto nga momenti kur TI i ke vendosur ato!”

Në të kundërtën, Hasani thotë se do të publikohen prova nga vitet e kaluara.

“Në të kundërtën, do t’i publikojmë ne fotot e viteve 2023-2024, për të rikujtuar se kush punoi realisht dhe kush sot vetëm përpiqet të marrë meritat.”

Në fund, ai thekson se çështja e gjuhës shqipe nuk është e re, por mënyra si trajtohet politikisht mbetet problematike.

“Gjuha shqipe nuk është vendosur dje. Por mashtrimi, po vazhdon çdo ditë.” Gazeta Flaka

The post Muharrem Hasani: “Mbishkrimet në shqip në kufi nuk janë arritje e re, propaganda ka kufi” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .