“Mund të dëgjohen krisma të armëve”, MPB: Policia do të zhvillojë ushtrime në Aeroportin e Ohrit
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nesër dhe pasnesër, në Aeroportin e Ohrit, do të zhvillohet ushtrim simulues i policisë, përcjell TV21. “Ushtrimi do të zhvillohet më 17.04.2026 nga ora 15:00 dhe më 18.04.2026 nga ora 13:30, me qëllim verifikimin e gatishmërisë, koordinimit dhe efikasitetit të institucioneve kompetente në situata krize dhe emergjente. […]
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nesër dhe pasnesër, në Aeroportin e Ohrit, do të zhvillohet ushtrim simulues i policisë, përcjell TV21.
“Ushtrimi do të zhvillohet më 17.04.2026 nga ora 15:00 dhe më 18.04.2026 nga ora 13:30, me qëllim verifikimin e gatishmërisë, koordinimit dhe efikasitetit të institucioneve kompetente në situata krize dhe emergjente. Gjatë ushtrimit do të ketë prani të shtuar të policisë dhe automjeteve, si dhe mund të dëgjohen zëra të përdorimit të armëve të zjarrit”, thonë nga MPB.