Murtezani në Bruksel, theks u vendos në përmbushjen e parakushteve për hapjen e Klasterit 1 

Në kuadër të vizitës dyditore pune në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel, Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani sot mbajti takim edhe me Valentina Superti, Drejtoreshë në Drejtorinë e përgjithshme për zgjerim dhe fqinjësi lindore (DG ENEST) në Komisionin Evropian. Diskutimet u zhvilluan në kontekst të fazës së avancuar të përgatitjeve për hapjen e […]

maj 13, 2025 - 14:00
 0  3
Murtezani në Bruksel, theks u vendos në përmbushjen e parakushteve për hapjen e Klasterit 1 
Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani në takim me Valentina Superti, Drejtoreshë në Drejtorinë e përgjithshme për zgjerim dhe fqinjësi lindore (DG ENEST). Foto: MÇE

Në kuadër të vizitës dyditore pune në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel, Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani sot mbajti takim edhe me Valentina Superti, Drejtoreshë në Drejtorinë e përgjithshme për zgjerim dhe fqinjësi lindore (DG ENEST) në Komisionin Evropian. Diskutimet u zhvilluan në kontekst të fazës së avancuar të përgatitjeve për hapjen e Klasterit 1 (Vlerat Themelore), ku theksi i veçantë u vendos në përmbushjen përcaktuesve për hapje që janë parakusht për hapjen e këtij klasteri, të përcaktuar në Kornizën Negociuese, transmeton Portalb.mk.

Ministri Murtezani informoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut tanimë i finalizon dokumentet thelbësore strategjike: Udhërrëfyesin për sundimin e së drejtës, si dhe Planin shoqërues të veprimit për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave dhe komuniteteve dhe Udhërrëfyesin për reformat në administratën publike; më çka praktikisht rrumbullakohet përmbushja e kushteve dhe hapet rruga për fillimin formal të negociatave, duke filluar me hapjen e Klasterit të parë.

Ministri Murtezani theksoi se këto dokumente janë rezultat i koordinimit të rrënjësor me Komisionin Evropian dhe përfshirjen e palëve të interesuar relevant nga sektori institucional, civil dhe ai i ekspertëve, duke përfshirë edhe prezantimet publike para organeve kompetente parlamentare. Versioni përfundimtar i dokumenteve po harmonizohet me Komisionin Evropian, përpara miratimit të tyre formale nga Qeveria.

Në mënyrë shtesë, u shqyrtuan aktivitetet aktuale lidhur me zbatimin e Agjendës Reformuese 2024–2027 dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë procesin e vlerësimit të Kërkesës së parë për pagesën e mjeteve, të dorëzuar në Komisionin Evropian më 14 mars të këtij viti. U diskutuan edhe reformat e planifikuara për realizim deri në qershor 2025, veçanërisht në sferën e energjetikës, transformimit digjital, mjedisit të biznesit dhe sundimit të së drejtës.

Superti përshëndeti përkushtimin e Qeverisë në përmbushjen e detyrimeve të saj dhe qasjen proaktive në ndërtimin e strukturës institucionale funksionale për menaxhimin e procesit euro-integrues. Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe të hapur, si parakusht për perspektivë të besueshme evropiane dhe realizimin e rezultateve të qarta në afrimin drejt BE-së.

Ndryshe, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, dje në Bruksel u takua me euro-deputetin dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc, që pason pas dialogut konstruktiv dhe të hapur të vendosur gjatë takimit të tyre të fundit në Shkup, i cili nga ana tjetër vendosi themelet për bashkëpunim të mëtejshëm parlamentar dhe koordinim politik në mbështetje të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Bisedimet theksuan aspekte kyçe të procesit të aderimit, duke përfshirë zbatimin e Agjendës reformuese, ndryshimet kushtetuese, rrjedhën e përgatitjeve për hapjen e klastereve të kornizës negociuese, si dhe rëndësinë e konsensusit ndërinstitucional dhe ndërpartiak për menaxhim të suksesshëm me prioritetet reformuese. Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen konstruktive nga Parlamenti Evropian dhe theksoi rëndësinë e rolit konstruktiv të euro-deputetëve, në veçanti të raportuesve, në ruajtjen e besueshmërisë së politikës së zgjerimit, si instrument kyç për evropianizimin e Ballkanit Perëndimor”, thuhej në njoftimin e MÇE-së.

Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.