Stresi po martohet?

Stresi, nëse nuk e keni kuptuar ende, është në një kapitull të ri të jetës së vet. Jo më vetëm një “çun i keq”, apo “i prapë”, siç tha ai se e konsideronte veten, por një mashkull që flet hapur për ndjenjat, për marrëdhëniet, për dashurinë. Në një tryezë plot të rinj, mes pyetjesh pa […]

maj 13, 2025 - 15:00
 0  2
Stresi po martohet?

Stresi, nëse nuk e keni kuptuar ende, është në një kapitull të ri të jetës së vet. Jo më vetëm një “çun i keq”, apo “i prapë”, siç tha ai se e konsideronte veten, por një mashkull që flet hapur për ndjenjat, për marrëdhëniet, për dashurinë.

Në një tryezë plot të rinj, mes pyetjesh pa filtra dhe batutash spontane, i ftuar në “Jo veç kullera” nga Andale Media, Stresi konfirmoi martesën, por edhe më shumë se kaq — ai tregoi anën e tij më të butë, më romantike, më të sinqertë ose më prej… Binjaku, siç i vunë në dukje dhe vajzat.

“Çunat e këqij dashurojnë me zemër,” është një shprehje me të cilën Stresi ra dakord me një buzëqeshje dhe shtoi se ata “gjithashtu besojnë te rikthimet” (khëm-khëm, qartësisht). Kur u pyet për rikthimin me Kejsin, dhe planet për martesë, Stresi nuk hezitoi në përgjigje:

“[Martesa] Do të ndodhë aq shpejt sa s’jua merr mendja ndoshta.”

Kaq e thjeshtë, kaq e prerë.

Në fakt, nuk e mbajmë mend Stresin të ketë folur ndonjëherë me kaq pasion për dashurinë. Dhe si për ta vërtetuar gjithçka që tha, ai mori Kejsin në telefon gjatë intervistës, e përshëndeti live, dhe i këndoi disa vargje nga një këngë e albumit të tij të ri, që niste me: “Unë prapë bie në dashuri me ty çdo ditë.”

Dhe nëse u bëtë kuriozë dhe ju, emrin e saj në telefon e ka ruajtur si “e bukura ime.”

Po gjesti më romantik që ka bërë ndonjëherë Stresi, cili është?

“Kisha probleme me vizën. M’u desh të ndërroja identitetin. Bëra një pasaportë false franceze, kartë identiteti, patentë dhe telefon. Nga të gjitha anët isha francez. U nisa për në Kanada. Doja të udhëtoja, me se s’bën, ashtu ishte rasti.”

Me pak fjalë, kur dashuron Stresi, i thyen dhe rregullat e BE-së. Sa i përket situatës aktuale me Kejsin, ai ishte i qartë:

“Jemi shumë shokë të mirë. Po shkojmë shumë mirë bashkë. Kemi komunikime. I kërkova ndihmë gjatë xhirimeve të klipit për albumit tim, që ajo të vinte në Shqipëri.”

“Gjatë xhirimeve kemi pasur dhe një incident,” shtoi më pas ai, duke treguar pa ndrojë xhelozinë që kishte ndjerë.

“Gjatë xhirimeve nuk isha mësuar të përballesha me staf teksa isha me të [Kejsin]. Normale ajo është një vajzë që ndjek modën, vishet bukur. Kishim një djalë me aparat, të cilit i kërkoj falje, por unë u bëra shumë xheloz në atë moment, sepse ai afrohej. Lashë xhirimet një moment, por nuk ia bëra me dije atij djalit. Por pastaj reflektova. Thashë ‘është thjesht klip’.”

Për temën e fëmijëve, Stresi na la të kuptonim se një gjë e kishte të sigurt me veten e vet:

“Kur të filloj… do e filloj me breshëri!” përmbylli ai duke qeshur.