Musliu i reagon ministrit të Bujqësisë: Peci ose Speci duhet me përfundu në burg

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili ka thënë se në qeveritë e kaluara me një traktor janë vjedhur mbi 3 milionë euro. Ajo ka bërë me dije se përmes këtyre deklaratave ministri në fjalë po mundohet ta shantazhojë opozitën. Në profilin e saj në “Facebook”, ajo

Nëntor 21, 2024 - 06:00
 0  7
Musliu i reagon ministrit të Bujqësisë: Peci ose Speci duhet me përfundu në burg
musliu-i-reagon-ministrit-te-bujqesise:-peci-ose-speci-duhet-me-perfundu-ne-burg

musliu-i-reagon-ministrit-te-bujqesise:-peci-ose-speci-duhet-me-perfundu-ne-burg

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili ka thënë se në qeveritë e kaluara me një traktor janë vjedhur mbi 3 milionë euro.

Ajo ka bërë me dije se përmes këtyre deklaratave ministri në fjalë po mundohet ta shantazhojë opozitën.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se pas këtyre deklaratave ministri Peci duhet të intervistohet nga prokuroria.

“Ty, more manipulues, është e pamundur që dikush të të besojë, por nëse kjo që thua është e vërtetë dhe ti nuk e ke paraqitur në prokurori, por e ke mbajtur për të shantazhuar në fushatën zgjedhore, atëherë e meriton burgun. Ministrat dhe askush tjetër nuk guxon të shantazhojë, sepse shantazhi denohet me ligj. Prokurori pas këtyre deklaratave ose PECI ose SPECI njani duhet me përfundu në burg”, ka shkruar Musliu.