Sveçla: Municioni në veri s’është thjeshtë mbetje e bandave kriminale, por edhe vendstrehim për plane të errëta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur rreth një aksioni të Policisë së Kosovës në Zubin-Potok.  Përmes një postimi në Facebook,  ai ka thënë se aksioni i Policisë në veri të vendit ka vazhduar për dy ditë radhazi, ku janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, uniformave dhe pajisjeve për prodhim të

Nëntor 21, 2024 - 06:00
 0  7
Sveçla: Municioni në veri s’është thjeshtë mbetje e bandave kriminale, por edhe vendstrehim për plane të errëta
svecla:-municioni-ne-veri-s’eshte-thjeshte-mbetje-e-bandave-kriminale,-por-edhe-vendstrehim-per-plane-te-erreta

svecla:-municioni-ne-veri-s’eshte-thjeshte-mbetje-e-bandave-kriminale,-por-edhe-vendstrehim-per-plane-te-erreta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur rreth një aksioni të Policisë së Kosovës në Zubin-Potok. 

Përmes një postimi në Facebook,  ai ka thënë se aksioni i Policisë në veri të vendit ka vazhduar për dy ditë radhazi, ku janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, uniformave dhe pajisjeve për prodhim të kriptovalutave.

Siç tha ai, këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Në anën tjetër, Policia ka njoftuar se në Zubin-Potok ka gjetur uniforma, municion dhe pajisje ushtarake.

Ato janë gjetur në një lokacion ku Policia ka shkuar ta kërkojë një të dyshuar për në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin-Potokut i cili ishte hetuar në vitin 2018.

“Me datën 20.11.2024 rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin-Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin-Potokut i cili rast ishte hetuar në vitin 2018”, thuhet në njoftim.