Musliu-Shoshi i drejtohet Kurtit: Ke fuqinë me zhbë Gjykatën Speciale, pse nuk e merr iniciativën?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Ajo e kritikoi qasjen e Kurtit ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se ai ka pasur mundësi të veprojë ndryshe. Musliu-Shoshi theksoi se, sipas saj, Kurti ka fuqinë për të ndërmarrë hapa konkretë ndaj kësaj

Prill 24, 2026 - 14:00
Musliu-Shoshi i drejtohet Kurtit: Ke fuqinë me zhbë Gjykatën Speciale, pse nuk e merr iniciativën?
musliu-shoshi-i-drejtohet-kurtit:-ke-fuqine-me-zhbe-gjykaten-speciale,-pse-nuk-e-merr-iniciativen?

musliu-shoshi-i-drejtohet-kurtit:-ke-fuqine-me-zhbe-gjykaten-speciale,-pse-nuk-e-merr-iniciativen?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ajo e kritikoi qasjen e Kurtit ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se ai ka pasur mundësi të veprojë ndryshe.

Musliu-Shoshi theksoi se, sipas saj, Kurti ka fuqinë për të ndërmarrë hapa konkretë ndaj kësaj gjykate.

“Fillimisht i përmende fondet. Janë jashtëzakonisht të rëndësishme, mirëpo e ke pasur mundësinë me i rrit fondin mbrojtës, sepse e din dhe je njoftu në detaje që nuk është i mjaftueshëm. Nën dy, krejt fuqinë e ke me zhbë atë gjykatë pasi që je aq shumë kundër saj dhe e thatë që nuk e ke votuar. Pse nuk e merr iniciativën me zhbë atë gjykatë? E dimë të gjithë standardet të cilat janë duke i aplikuar. Kryeministër mbi të gjitha duke i mbrojtur çlirimtarët tanë, e ki parasysh që e mbron historinë dhe mbron të drejtën tonë për të qenë shtet, e mbron luftën tonë çlirimtare, e mbi të gjitha kryeministër mbron të ardhmen e këtij vendi”, tha ajo.