Nagavci: Të gjithë fëmijët shqiptarë mësojnë gjuhën amtare me abetaren e përbashkët unike

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur për abetaren e përbashkët unike. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, në vendet e Bashkimit Evropian si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mësojnë gjuhën amtare shqipe me abetaren e përbashkët unike […]

shtator 23, 2024 - 14:00
 0  4
Nagavci: Të gjithë fëmijët shqiptarë mësojnë gjuhën amtare me abetaren e përbashkët unike
nagavci:-te-gjithe-femijet-shqiptare-mesojne-gjuhen-amtare-me-abetaren-e-perbashket-unike

nagavci:-te-gjithe-femijet-shqiptare-mesojne-gjuhen-amtare-me-abetaren-e-perbashket-unike

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur për abetaren e përbashkët unike.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, në vendet e Bashkimit Evropian si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mësojnë gjuhën amtare shqipe me abetaren e përbashkët unike të ideuar për brezat e rinj.

“Me të marrë mandatin në vitin 2021 kemi nënshkruar marrëveshjen e përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, mbi bazën e së cilës kemi ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për të vegjlit tanë në mbarë botën”.

“Falënderuese për të gjithë ju, kolegë e bashkëpunëtorë, për punën e përbashkët, besimin, mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e pandalshëm të sistemit arsimor”, ka thënë Nagavci.