Aksidenti ajror në Brazil, çfarë zbuloi kutia e zezë e avionit ku vdiqën 61 persona

Mediat braziliane zbulojnë komentet e bëra nga pilotët e aeroplanit fatal Voepass pak çaste përpara se ai të rrëzohej të premten e kaluar në Brazilin juglindor, duke vrarë të gjithë 61 personat në bord. Ndonëse kutia e zezë u hap, ende nuk dihet se cili ishte shkaku i aksidentit fatal. Sipas televizionit brazilian TV Globo, […]

Nëntor 9, 2024 - 02:23
 0  2
Aksidenti ajror në Brazil, çfarë zbuloi kutia e zezë e avionit ku vdiqën 61 persona

Mediat braziliane zbulojnë komentet e bëra nga pilotët e aeroplanit fatal Voepass pak çaste përpara se ai të rrëzohej të premten e kaluar në Brazilin juglindor, duke vrarë të gjithë 61 personat në bord. Ndonëse kutia e zezë u hap, ende nuk dihet se cili ishte shkaku i aksidentit fatal.

Sipas televizionit brazilian TV Globo, regjistrimi audio, i cili zgjat rreth dy orë, nuk ofron një shpjegim të menjëhershëm për shkaqet e rrëzimit tragjik të avionit. Por bën të qartë se dy pilotët vunë re një humbje të papritur të lartësisë një minutë para përplasjes, me bashkë-pilotin që pyeti i shqetësuar se “çfarë po ndodh”. Ndërkohë që piloti i sqaron se “ne kemi nevojë për më shumë energji”. Në sekondat e fundit të makthit, regjistrohen edhe britmat e pasagjerëve të avionit.

Kujtojmë se avioni po fluturonte nga Cascavel, në shtetin e Paranës (në jug) për në Aeroportin Ndërkombëtar Guarulius, në Sao Paulo, të premten, më 9 gusht. Pas një humbjeje të papritur të lartësisë, ai u rrëzua në orën 13:25 (me orën lokale) në Vientiane, një komunitet prej 76,000 banorësh, rreth 80 kilometra në veriperëndim të qytetit të Sao Paulo, duke shkaktuar terror tek banorët.

Pamjet tronditëse të transmetuara nga mediat braziliane tregojnë se aeroplani humbet lartësinë me shpejtësi të madhe, duke vazhduar të dalë jashtë kontrollit, më pas një shtëllungë tymi ngrihet nga vendi ku u rrëzua në lagje – ku nuk u raportua për viktima në tokë. Avioni i prodhuar nga kompania franko-italiane ATR ishte tip ATR72-500. Prodhuesi i saj, një degë e Airbus dhe Leonardo e Italisë, theksoi në një deklaratë se ekspertët e saj do të mbështesin “hetimin që po kryhet”.