Erdogan “godet me shuplakë” djalin e vogël që nuk i puthi dorën, pamjet bëhen virale
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka goditur me shuplakë një fëmijë që nuk ia puthi dorën. Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në provincën veriore të Rizes gjatë një ceremonie ku Erdogan u dorëzoi çelësat pronarëve të shtëpive të rindërtuara si pjesë e një projekti urbanizimi. Siç shihet në video, dy djem dalin […]
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka goditur me shuplakë një fëmijë që nuk ia puthi dorën.
Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në provincën veriore të Rizes gjatë një ceremonie ku Erdogan u dorëzoi çelësat pronarëve të shtëpive të rindërtuara si pjesë e një projekti urbanizimi.
Siç shihet në video, dy djem dalin në skenë gjatë ceremonisë dhe presidenti turk e zgjat dorën drejt tyre, përcjell Telegrafi.
Njëri nga djemtë nuk ia puthi dorën dhe e shikoi Erdoganin për një moment.
Nuk vonoi aspak dhe presidenti e goditi me shuplakë.
Pas shuplakës fëmija ia puthi dorën, ndërsa presidenti i dha para.
Ndryshe, bëhet e ditur se në Turqi është zakon të puthësh duart e të moshuarve në shenjë respekti.
WATCH
Strange footage of Erdogan slapping a child after not kissing his hand yesterday. pic.twitter.com/xlEZXFH9fg
— Open Source Intel (@Osint613) July 28, 2024