Zbulohet nëse Maignan do të luaj kundër Interit

Në një javë shumë të vështirë pas humbjes me Liverpulin, kontenstimit të tifozëve dhe zërat se Ibrahimoviç ka filluar të kërkojë pasardhësin e trajnerit Fonseka, më në fund ka ardhur një lajm i mirë për Milanin. Sipas mediave italiane, kontrollet fizike dhe testet që ka kryer portieri Majk Menja nuk kanë treguar një dëmtim të […]

shtator 20, 2024 - 15:00
 0  13
Zbulohet nëse Maignan do të luaj kundër Interit

Në një javë shumë të vështirë pas humbjes me Liverpulin, kontenstimit të tifozëve dhe zërat se Ibrahimoviç ka filluar të kërkojë pasardhësin e trajnerit Fonseka, më në fund ka ardhur një lajm i mirë për Milanin.

Sipas mediave italiane, kontrollet fizike dhe testet që ka kryer portieri Majk Menja nuk kanë treguar një dëmtim të rëndë për gardianin francez të kuqezinjve, i cili doli nga fusha e lojës gjatë ndeshjes kundër Liverpulit.

Që sot, ai është kthyer në stërvitje me skuadrën dhe ka kryer përgatitjet me grupin rregullisht, duke qenë kësisoj i gatshëm për trajnerin për sfidën e të dielës ndaj Interit.

Dëmtimi i pësuar gjatë ndeshjes ishte vetëm një traumë e fortë pas përplasjes me Zhota e Taremin. Kësisoj, ajo është e rikuperueshme plotësisht dhe portieri pritet të jetë një nga emrat në fushën e lojës në duelin që do të ndezë këtë javë në Serinë A.