Natasha Kërstevska-Caleva zgjidhet Shefe e re e Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit, derisa vazhdon pezullimi i Hajrullahit

Këshilli i prokurorëve publikë në seancën e sotme njëzëri zgjodhi Natasha Kërstevska-Caleva për kryetare të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup. Ajo do të zëvendësojë në këtë pozitë prokurorin e lartë publik Mustafa Hajrullahi, i cili aktualisht është i suspenduar nga detyra dhe ndaj të cilit po zhvillohen procedura penale dhe disiplinore, raporton Portalb.mk. Propozimin që […]

shkurt 10, 2025 - 15:00
 0  5
Natasha Kërstevska-Caleva zgjidhet Shefe e re e Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit, derisa vazhdon pezullimi i Hajrullahit
Prokuroria Themelore Publike Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Këshilli i prokurorëve publikë në seancën e sotme njëzëri zgjodhi Natasha Kërstevska-Caleva për kryetare të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup. Ajo do të zëvendësojë në këtë pozitë prokurorin e lartë publik Mustafa Hajrullahi, i cili aktualisht është i suspenduar nga detyra dhe ndaj të cilit po zhvillohen procedura penale dhe disiplinore, raporton Portalb.mk.

Propozimin që Kërstevska-Caleva të merr kryesimin e Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit, e ka dhënë prokurori publik republikan, Lupço Kocevski, si një nga nëntë prokurorët publikë të mundshëm në këtë prokurori që mund ta marrë këtë pozitë,.

“Unë besoj se duhet të emërohet një prokuror që ka integritet, që nuk ka ankesa për punën e tij dhe një prokuror që kryen të gjitha punët. Si prokuror publik i shtetit, mund të them se në Prokurorinë e Lartë Publike ka prokurorë që mund të kryejnë funksionin. Nuk do të propozoj dy apo tre, por vetëm një – kjo është prokurorja Natasha Kërstevska-Caleva, e cila u zgjodh unanimisht nga ky këshill. Jam i bindur se funksionin e saj mund ta kryejë ndershëm, ligjërisht dhe drejtë”, tha prokurori i shtetit Kocevski.

Në fund të muajit janar, ndaj prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi ka filluar procedurë disiplinore për shkak të parregullsive të konstatuara në mënyrën e ngritjes së lëndëve nga Prokuroria.

Hajrullahi u rizgjodh si prokuror i lartë publik në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup në dhjetor të vitit 2022. Në fund të vitit të kaluar, ai u suspendua nga detyra pas një hetimi dhe ndaj tij u ngrit një kallëzim penal. Prokuroria Publike e RMV-së më pas njoftoi se kundër prokurorit publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, Mustafa Hajrullahi, është hapur hetim për ngacmim gjatë kryerjes së detyrës dhe keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.