‘Ndërtimi i unazës së re të qytetit’, Enver Haliti i VV-së me premtime për Ferizajn

Sonte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, qëndrojnë në studio kandidatët për kryetarë komune në qytetin e Ferizajit. Kandidati i LVV-së Enver Haliti shpalosi planprogramin e tij për 4 vitet e ardhshme në Ferizaj, ku si prioritet i tij ishte furnizimi me ujë të pijshëm 24/7 për banorët e Ferizajit. Ai tha se së bashku

shtator 28, 2025 - 23:00
 0
‘Ndërtimi i unazës së re të qytetit’, Enver Haliti i VV-së me premtime për Ferizajn
‘Ndërtimi i unazës së re të qytetit’, Enver Haliti i VV-së me premtime për Ferizajn

‘Ndërtimi i unazës së re të qytetit’, Enver Haliti i VV-së me premtime për Ferizajn

Sonte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, qëndrojnë në studio kandidatët për kryetarë komune në qytetin e Ferizajit.

Kandidati i LVV-së Enver Haliti shpalosi planprogramin e tij për 4 vitet e ardhshme në Ferizaj, ku si prioritet i tij ishte furnizimi me ujë të pijshëm 24/7 për banorët e Ferizajit.

Ai tha se së bashku me ekspertë të Hidros kanë analizuar dhe kalkuluar që ky projekt për ujë të pijshëm, do të bëhet në katër drejtime dhe ka vlerë prej 70 milion eurosh.

Në planprogramin e tij ishte ndërtimi i fabrikës së ujit në fshatin Pleshinë, sjellja e tubit nga Lumi Lepenc në fabrikën që do të ndërtohet për të pasur më shumë ujë sepse furnizimi i tanishëm nuk është i bollshëm për ndërtimin e fabrikës.

Haliti tha se kishte edhe një projekt tjetër kapital i cili ka të bëjë me një unazë të re qytetit, që do të bëhet një lidhje e re në fshatin Sazli me  autostradën “Arbën Xhaferi”, ku këto unaza do ta zhvillojnë atë zonë të qytetit dhe do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për ndërtimin e zonave industriale.

Ndiqeni videon më poshtë, për të parë planprogramin e plotë nga LVV-ja: