“Ndryshim i taksave të naftës”, Berisha: Shteti fiton nga rritja e çmimit
Sali Berisha kërkon përmbysjen e sistemit fiskal për naftën e Shqipëria të ndjek modelin e Kosovës apo Maqedonisë. Duke vlerësuar armëpushimin mes SHBA dhe Iranit, kreu i Partisë Demokratike i bën thirrje qeverisë të lehtësojë pasojat e krizës në xhepat e shqiptarëve. “Ne duhet të vendosim atë regjim fiskal që të paktën qytetarët të mos […]
Sali Berisha kërkon përmbysjen e sistemit fiskal për naftën e Shqipëria të ndjek modelin e Kosovës apo Maqedonisë.
Duke vlerësuar armëpushimin mes SHBA dhe Iranit, kreu i Partisë Demokratike i bën thirrje qeverisë të lehtësojë pasojat e krizës në xhepat e shqiptarëve.
“Ne duhet të vendosim atë regjim fiskal që të paktën qytetarët të mos shkojnë nga Elbasani për të mbushur serbatorinb në strukë. Apo nga Shkodra në mal të zi. Asnjë qëndrim i përgjegjshëm vetëm mashtrim. Vetëm nga rritja e çmimit në 220 lek, shteti fiton 8 lek për litër më shumë. Dhe kjo na del edhe rritje ekonomike”, u shpreh Berisha.
Më herët deputetët demokratë i dërguan kryeparlamentarit Niko Peleshit një shkresë për të shqyrtuar në procedurë të përshpejtuar propozimin e saj për uljen e çmimit të naftës, përmes mekanizmit të akcizës së ndryshueshme.
Me këtë masë, PD pretendon se një litër naftë nuk do të kushtonte më shumë se 180 lek. PD kërkon që ky propozim të përfshihet në seancën parlamentare të 16 prillit si një nevojë urgjente. Ndërsa gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha deklaroi se kjo është kauzë e mjaftueshme për tu revoltuar.
Paraditen e sotme lideri demokrat priti në seli edhe aleatët. Në një takim me Fatmir Mediun, Agron Dukën, Tedi Blushin dhe Vangjel Dulen u diskutua edhe mobilizimi opozitar në protestën e 17 prillit. Në fokus ishin edhe reforma zgjedhore dhe administrativo-territoriale.