Në dy raste, dy persona të lënduar drejtohen në Spitalin e Gostivarit

Me datë 26.11.2024 në ora 12:50, nga Qendra Emergjente e Gostivarit kanë raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Gostivari me lëndime të rënda trupore.  Sipas njoftimit, ai ka pësuar lëndimet pasi kishte rënë nga The post Në dy raste, dy persona të lënduar drejtohen në Spitalin e Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 27, 2024 - 14:00
 0  4
Në dy raste, dy persona të lënduar drejtohen në Spitalin e Gostivarit

Me datë 26.11.2024 në ora 12:50, nga Qendra Emergjente e Gostivarit kanë raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Gostivari me lëndime të rënda trupore.  Sipas njoftimit, ai ka pësuar lëndimet pasi kishte rënë nga biçikleta para hyrjes së një objektit ku banonte në rrugën ,,Strahinja Simonoski” në Gostivar.  

Me autorizim të prokurorit publik, një ekip i DPB Gostivar ka kryer këqyrje në vendin e ngjarjes. 

Po ashtu, dje në ora 17:10, në SPBTetovë, nga Qendra Emergjente e Gostivarit është raportuar se me lëndime të rënda trupore,tek ta është sjellë 61-vjeçarja M.J. nga Balindolli i Gostivarit.  Sipas raportit, rreth orës 17.00 në shtëpinë e saj familjare ajo është ndjerë keqë, pas së cilës është rrëzuar nga shkallët dhe është lënduar.  

Një ekip nga DPB Gostivar ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes. FM

The post Në dy raste, dy persona të lënduar drejtohen në Spitalin e Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .