Në emër të VLEN-it flet Ibrahimi, tregon se çka u vendos në takimin me Mickoskin
Ka përfunduar takimi mes krerëve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit, Hristijan Mickoski, i mbajtur pas zhvillimeve të fundit brenda koalicionit qeverisës. Në takim është marrë vesh që Taravari mos të The post Në emër të VLEN-it flet Ibrahimi, tregon se çka u vendos në takimin me Mickoskin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ka përfunduar takimi mes krerëve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit, Hristijan Mickoski, i mbajtur pas zhvillimeve të fundit brenda koalicionit qeverisës.
Në takim është marrë vesh që Taravari mos të jetë më pjesë e Qeverisë. Kjo edhe mund të kuptohet shumë qartë nga postimi i njërit të krerëve të VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi.
“Megjithatë, ia VLEN!
Politika joparimore e dy karrigeve dhe e qëndrimeve ku nuk merret vesh kush është partneri, kush është aleati e kush është oponenti, tashmë ka perënduar. Të gjithë që mendojnë se mund të luajnë ndryshe nuk mund të jenë partnerë tanë dhe të kësaj qeverie. VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e Oligarkisë së Krimit e Korrupsionit. Secili që dëshiron ta shpëtojë politikën e Soravisë, edhe nëse këtë e bën me sllogane patriotike dhe viktimizim “engjëllor”, duke e fshehur kështu kapjen në korrupsion, më parë mund të digjet e të përmbytet sesa ta realizojë operacionin e shpëtimit të atyre që tashmë janë bërë personazhe të listës së zezë amerikane. Ne jemi përcaktuar për politikë parimore që e lufton krimin e korrupsionin, që i bën reformat në drejtësi dhe që u ofron jetë dinjitoze qytetarëve. Edhe BDI, edhe Qeveri, ollmaz Doktor!”, thuhet në postimin e Ibrahimit i vili është shpërndarë edhe në profilet e krerëve të tjerë të VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Bekim Qoku
Takimi i sontëm erdhi pas takimit të djeshëm të kryeminsitrit Mickoski me Taravarin.
The post Në emër të VLEN-it flet Ibrahimi, tregon se çka u vendos në takimin me Mickoskin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .