Përmbledhje ditore, ngjarjet kryesore në Maqedoninë e Veriut
???? 1. Zhvillimet Politike: Përçarje në kampin shqiptar në pushtet! Pas takimit mes Hristijan Mickoskit (VMRO-DPMNE) dhe përfaqësuesve të VLEN-it, lideri i ASh-së, Arben Taravari, reagoi përmes një postimi ironik The post Përmbledhje ditore, ngjarjet kryesore në Maqedoninë e Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

1. Zhvillimet Politike: Përçarje në kampin shqiptar në pushtet!
Pas takimit mes Hristijan Mickoskit (VMRO-DPMNE) dhe përfaqësuesve të VLEN-it, lideri i ASh-së, Arben Taravari, reagoi përmes një postimi ironik në Facebook:
“Reagim? S’ia vlen!”
Kjo deklaratë thellon përçarjet mes Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit VLEN, pas vendimit të ASh-së për të garuar me kandidatë të pavarur në zgjedhjet lokale.
2. Çështje Gjyqësore: Asmir Jahoski lirohet me garanci mbi 1 milion euro
Gjykata e Apelit pranoi garancinë prej 986,540 eurosh dhe 72 milionë denarësh për lirimin e Asmir Jahoskit, pronar i “Pucko Petroll”, nga paraburgimi.
Jahoski është nën hetim për kontrabandë të derivateve së bashku me 12 persona të tjerë, përfshirë figura të njohura si Ratko Kapushevski dhe Vasko Kovaçevski (i kërkuar ndërkombëtarisht).
3. Skandal Ekonomik: Aktakuza për keqpërdorime në REK Manastir
Prokuroria në Manastir ngriti aktakuzë ndaj 7 personave për dëme mbi 178 milionë denarë në REK Manastir.
Ndër ta janë zyrtarë të Komisionit të Prokurimit dhe të Byrosë së Prokurimit Publik, që përzgjodhën në mënyrë të paligjshme një kompani për nxjerrjen e mbetjeve minerale. Po ashtu, drejtori i REK nënshkroi kontrata të dyshimta në kundërshtim me ligjin për prokurime publike.
4. Aksidenti Fatal: Nis gjykimi për vrasjen e Frosina Kalakovës
Të premten fillon në Shkup gjykimi ndaj Vasill Jovanovit, i akuzuar për vrasje në komunikacion të 22-vjeçares Frosina Kalakova.
Ai drejtonte automjetin pa patentë dhe nën ndikim të alkoolit. Babai i tij, Zoran Jovanov, është gjithashtu i akuzuar për lejimin e këtij veprimi, ndonëse e dinte se djali ishte shkaktar i aksidenteve të mëparshme.
5. Deklaratë politike: Fronti Europian shpall unitet për zgjedhjet lokale
Deputeti Sali Murat deklaroi se Fronti Europian do të garojë me kandidatë të përbashkët për kryetar komunash dhe këshilla komunalë në zgjedhjet lokale.
Ai akuzoi VLEN-in për mungesë legjitimiteti dhe e quajti bashkëpunimin e tyre një “koalicion mjeshtër-çirak”. Murat kërkoi zgjedhje të parakohshme për të “verifikuar frontin e sinqertë”.
The post Përmbledhje ditore, ngjarjet kryesore në Maqedoninë e Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .