Në ‘Evzoni’ pritet me orë të tëra për hyrje në Greqi
Në kulmin e sezonit turistik, doganierët grekë zhvilluan mëngjesin e sotëm një grevë katërorëshe, nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut. Për shkak të grevës, u bllokuan pikat kufitare Evzoni, Dojrani dhe Niki, tran...
Në kulmin e sezonit turistik, doganierët grekë zhvilluan mëngjesin e sotëm një grevë katërorëshe, nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut. Për shkak të grevës, u bllokuan pikat kufitare Evzoni, Dojrani dhe Niki, transmeton N1.
Në rrjetet sociale, udhëtarët që prisnin për të hyrë në Greqi përmes pikës kufitare Evzoni publikuan fotografi dhe video që tregonin kolonat e gjata të automjeteve, trafikun e rënduar dhe pritjet e gjata.
Sipas informacioneve të marra nga autoritetet kompetente greke, automjetet e udhëtarëve lejoheshin të kalonin çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të mallrave ishte ndërprerë plotësisht, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Greqia.
Federata e Doganierëve Grekë (OTYE) organizoi këtë ndërprerje katërorëshe të punës duke kërkuar pagesën e orëve shtesë, kushte më të mira pune dhe rregullimin e kompensimeve për kujdestaritë e punonjësve doganorë.
Kjo ishte paralajmëruar si një grevë paralajmëruese dhe deri më tani nuk ka njoftim zyrtar se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Nëse nuk arrihet marrëveshje mes sindikatës dhe Qeverisë greke, sindikatat mund të organizojnë ndërprerje të reja të punës.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.