Shkollat e Maqedonisë së Veriut edhe nesër do të mund të aplikojnë për financimin e projekteve multietnike
Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut deri më 1 dhjetor do të mund të pranojë aplikime për financimin e projekteve me karakter multikulturalizëm, integrim ndëretnik dhe tolerancë, transmeton Portalb.mk. “Thirrje Publike për ndarjen e granteve për shkollat fillore dhe të mesme publike, të cilat kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës. Aktivitetet që do […]
Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut deri më 1 dhjetor do të mund të pranojë aplikime për financimin e projekteve me karakter multikulturalizëm, integrim ndëretnik dhe tolerancë, transmeton Portalb.mk.
“Thirrje Publike për ndarjen e granteve për shkollat fillore dhe të mesme publike, të cilat kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës. Aktivitetet që do të mbështeten me grant, mund të realizohen në mënyrë të pavarur në shkollat ku mësimi zhvillohet në disa gjuhë mësimore, ose në partneritet me një shkollë tjetër”, raportoi Ministria.
Në Thirrje do të vlerësohen projektet që do të promovojë vlera multietnike dhe multikulturore.
“Aplikimi zgjat deri më 1.12.2024, ndërsa regjistrimi mund të bëhet në sistemin elektronik për shërbime të ministrisë https://e-uslugi.mon.gov.mk në menunë për integrimin ndëretnik”, sqaroi Ministria, duke theksuar që duhet të përdoren llogaritë @schools.mk.
Ministria do të financojë me 30 mijë denarë projektet e pranuara.