Në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni rregullator për energjetikë në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që nga mesnata disa derivate të naftës të kenë rritje të çmimeve, transmeton Portalb.mk. “Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) rritet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet për 1,079 den/kg dhe tani do të jetë 36,529 […]

maj 16, 2025 - 00:00
 0  4
Në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
Ilustrim: Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Komisioni rregullator për energjetikë në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që nga mesnata disa derivate të naftës të kenë rritje të çmimeve, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) rritet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet për 1,079 den/kg dhe tani do të jetë 36,529 den/kg. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë”, raportoi Komisioni.

Me ndryshimet e reja, benzina BE 95 do të shitet 73.5 denarë për litër, benzina BS 98 do të jetë 755 denarë për litër, nafta BS 66.5 denarë për litër, vaji ekstra I lehtë 65 denarë për litër, ndërsa mazuti 36.529 denarë.