Industria në Maqedoninë e Veriut, diku rritje të qarkullimit për 54 %, diku rënie 41 %

Në industrinë e Maqedonisë së Veriut u regjistruar rritje e qarkullimit, duke u veçuar rritja te prodhimet intermediare për 4.9 përqind. Ulje ka pasur vetëm te prodhimet kapitale, transmeton Portalb.mk. Në krahasim me muajin shkurt, në muajin mars ka pasur rritje të qarkullimit industrial për 9.1 përqind, ndërsa në krahasim me marsin e kaluar vetëm […]

maj 16, 2025 - 00:00
 0  4
Industria në Maqedoninë e Veriut, diku rritje të qarkullimit për 54 %, diku rënie 41 %
Fabrikë në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në industrinë e Maqedonisë së Veriut u regjistruar rritje e qarkullimit, duke u veçuar rritja te prodhimet intermediare për 4.9 përqind. Ulje ka pasur vetëm te prodhimet kapitale, transmeton Portalb.mk.

Në krahasim me muajin shkurt, në muajin mars ka pasur rritje të qarkullimit industrial për 9.1 përqind, ndërsa në krahasim me marsin e kaluar vetëm 1.8 përqind.

Tregu vendor regjistroi ulje të qarkullimit për 7.1 përqind, ndërsa ai i huaj shënoi rritje për 3.4 përqind.

Në repartin për prodhimin e pajisjeve për transport ka pasur rritje më të madhe (54.1 përqind), ndërsa te prodhimi i produkteve të duhanit (39.8 %). Rënie më të madhe kemi te reparti për riparimin dhe instalimin e makinerive dhe pajisjeve (41.2 %).