Në natën tragjike në diskotekë ishin të pranishëm 31 fëmijë, gjithsej ishin 650 persona!

650 të pranishëm, prej të cilëve 31 fëmijë – kanë qenë në natën e kobshme në diskotekën Puls në Koçan, transmeton TV21. Siç bëhet e ditur nga aktakuza e Prokurorisë The post Në natën tragjike në diskotekë ishin të pranishëm 31 fëmijë, gjithsej ishin 650 persona! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 22, 2025 - 03:00
 0  5
Në natën tragjike në diskotekë ishin të pranishëm 31 fëmijë, gjithsej ishin 650 persona!

650 të pranishëm, prej të cilëve 31 fëmijë – kanë qenë në natën e kobshme në diskotekën Puls në Koçan, transmeton TV21.

Siç bëhet e ditur nga aktakuza e Prokurorisë Publike të Koçanit, të cilën mund ta lexoni të plotë KËTU, nga zjarri që shpërtheu si pasojë e mjeteve piroteknike nga paraqitja skenike e grupit muzikor DNK, jetën e humbën 59 persona, prej të cilëve 6 kanë qenë fëmijë.

197 janë të lënduar, prej tyre 25 fëmijë.

Prania e numrit të madh të mysafirëve në këtë klub dhe përdorimi i mjeteve piroteknike, i ka bërë të dyshuar edhe anëtarët e kompanisë së sigurimit të klubit.

“Më 16.03.2025, njëri nga të dyshuarit, përgjegjës në klub, ka organizuar koncert me dakordim gojor – ngjarje pa marrëveshje formale të nënshkruar me grupin muzikor DNK dhe më pas bashkë me udhëheqësit e dyshuar dhe pjesëtarët e dyshuar të Agjencisë për sigurim, me vetëdije se kapaciteti dhe kushtet e objektit nuk e lejojnë, kanë mundësuar hyrjen e 650 vizitorëve, mes të cilëve ka pasur më së paku 31 fëmijë. Njëri nga të dyshuarit ka kryer blerjen e biletave pa bartur llogari për numrin dhe moshën e mysafirëve të cilët mund të marrin pjesë, në kundërshtim me Ligjin për veprimtari hotelerike, duke mundësuar hyrjen dhe praninë e personave të mitur në ngjarje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga Prokuroria po ashtu bëjnë të ditur se personat përgjegjës të diskotekës të dyshuar dhe anëtarë të sigurimit, nuk e kanë penguar hyrjen e mjeteve shpërthyese, edhe pse për këtë aktivet nuk kanë pasur leje të detyrueshme.

Për vendosjen dhe shfrytëzimin e mjeteve piroteknike, është i dyshuar edhe një anëtar i grupit muzikor.

“Ekziston dyshimi se anëtarët e grupit rreth orës 02:32, si pjesë e shfaqjes skenike dhe efektit i kanë aktivizuar mjetet shpërthyese – fontanat piroteknike të cilat kanë gjuajtur shkëndija në drejtim të tavanit mbi skenë, prej ku menjëherë është djegur pjesa e tavanit të objektit dhe zjarri është shpërndarë në gjithë objektit.

“Sa i takon lëshimeve të sigurimit, të dyshuar janë pronari dhe udhëheqësi i kopanisë për sigurim nga Shkupi, personi i autorizuar nga filiali në Koçan, tre të punësuar dhe një person i cili nuk është i punësuar në kompani por ka kryer punë të aprovuara në atë kompani. Të gjithë ata kanë kryer sigurim fizik, pa vlerësim paraprak të sigurisë dhe plan për sigurim, pa vlerësuar kushtet për mbrojtje kundërzjarri dhe rrezik nga zjarri, si dhe kushtet të tjera të sigurisë veçanërisht në raport të rreziqeve dhe mundësive për evakuim. Gjatë mbrëmjes kritike, nuk kanë kontrolluar dhe kanë mundësuar hyrjen e fëmijëve në objekt, nuk janë kujdesur për tejmbushjen e kapacitetit të vizitorëve në objekt dhe nuk kanë penguar vendosjen dhe shfrytëzimin e mjeteve shpërthyese – mjeteve piroteknike me të cilat është shkaktuar zjarri dhe për shkak të së cilave ka nisur fatkeqësia në objekt”, thuhet më tej në njoftim.

The post Në natën tragjike në diskotekë ishin të pranishëm 31 fëmijë, gjithsej ishin 650 persona! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .